Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu së bashku me kandidatin për kryebashkiak të Tiranës Lulëzim Basha kanë ndjekur gjatë mbrëmjes së sotme ndeshjen gjysmëfinale të Champions League Real Madrid-Barcelona. Kandidati i mazhorancës Lulëzim Basha së bashku me ambasadorin amerikan e kanë parë ndeshjen në një prej lokaleve të kryeqytetit ku kanë qenë të shoqëruar prej të rinjve të kryeqytetit.
Menjëherë pas kësaj, ambasadori i Amerikës në Shqipëri Aleksandër Arvizu është ndalur në çadrën rinore të ngritur prej Partisë Socialiste në bulevard. Së bashku me kreun aktual të Bashkisë dhe njëkohësisht kandidat për kreun e Bashkisë së Tiranës për opozitën Edi Rama, ambasadori amerikan ka qëndruar nën shoqërinë e të rinjve eurosocialist, të cilët gjithashtu po ndiqnin ndeshjen Real Madrid-Barcelona.