Home Aktualitet Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit. Largohen 8 mijë persona

Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit. Largohen 8 mijë persona

529
0

Numri i madh i personave dhe mjeteve që udhëtonin drejt Italisë ka shkaktuar vonesa disa orëshe në nisjen trageteve nga Porti i Durrësit. Në fundjavë, siç dhe ishte paralajmëruar nga agjencitë e udhëtimit ka pasur fluks të madh të udhëtarëve.

Tragetet e linjës Durrës Bari janë nisur disa orë me vonesë gjatë së shtunës, duke detyruar rreth 8 mijë persona të qëndronin në pritje. Autoritetet portuale dhe policore në Durrës kanë bërë me dije se kontrolli i dokumenteve dhe bagazheve solli dhe vonesën e justifikuar. Për të lehtësuar udhëtimin, autoritetet portuale, policia dhe dogana kanë bashkëpunuar në kontrollet e nevojshme.

Gjatë së shtunës nga porti i Durrësit, drejt Italisë kanë kaluar rreth 3 mijë e 500 automjete dhe kamionë. Autoritetet në Portin e Durrësit kanë bërë me dije se gjatë javës së parë të këtij viti, nga Durrësi drejt Barit, Ankonës dhe Triestes kanë ushtuar rreth 35 mijë persona. Këta janë shqiptarë, kosovarë dhe maqedonas të cilët jetojnë në vendet e ndryshme Europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here