Shqiptari Xherdan Shaqiri ka dhuruar spektakël duke shënuar 3 gola ndaj Hondurasit dhe duke dërguar kombëtaren e Zvicrës në 1/8 e këtij Botërori.
Zvicra arriti të mposht 3-0 Hondurasin duke siguruar një vend në 16 ekipet më të mira të botës. Pa më të voglin dyshim lojtarët me origjinë shqiptare ishin vendimtarë në këtë ndeshje, me në krye Shaqirin.
Pas kësaj fitoreje Zvicra u rendit e dyta në grupin E dhe ndeshja e ardhshme do të jetë përballë Argjentinës së Lionel Mesi-t.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Franca nuk arriti t’i shënoi gol Ekuadorit edhe pse këta të fundit luajtën me një futbollist më pak në më shumë se 40 minuta, megjithatë me këtë pikë francezët u renditën të parët në grup. Të besuarit e Didier Deschamps do të kenë një kundërshtar relativisht të lehtë në 1/8, kombëtaren e Nigerisë.