Vritet në atentat mafioz biznesmeni dhe bankieri i njohur Artan Santo. Ekzekutimi është kryer në mes të ditës rreth orës 09:30 në zonën mjaft të frekuentuar të ish-bllokut në Tiranë, teksa i ndjeri sapo kishte lënë automjetin e tij për t’iu drejtuar si përditë bankës Credins, të cilën ai e drejtonte. Biznesmeni është qëlluar për vdekje, në trotuar ndërsa i drejtohej shkallëve për tu futur në bankë.
Dyshohet se dy persona te maskuar me skafandra ne nje motor pa targa, kanë qëlluar me armë gjashtë herë ndaj biznesmenit, ndërsa një plumb në kokë dyshohet se ka qenë fatal duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sipas dyshimeve paraprake të policisë, dyshohet se dy atentatorët të kenë qenë vrasës me pagesë, ndërsa deri më tani uniformat blu kanë listuar emrat dhe fotot e dy personave me banim në Fushë-Krujë, sit ë dyshuar kryesor për ekzekutimin mafioz.
Biznesmeni 58-vjeçar, baba i dy fëmijëve, ishte drejtor i bankës Credins, aksioner i televizionit News 24 dhe televizionit Scan.
Dy atentatoret me motor dhe te maskuar
Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga gazetarët e A1 REPORT, autorët e vrasjes së Santos duket se kanë organizuar çdo gjë në mënyrë perfekte dhe kanë ndjekur itinerarin e biznesmenit. Autorët kanë qenë të maskuar për të mos u identifikuar nga kamerat e shumta të sigurisë në këtë zonë. Ata kanë kryer ekzekutimin dhe janë larguar pa asnjë gjurmë.
Postblloqe per kapjen e autoreve ne te gjithe Tiranen
Policia dhe grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje kanë sekusetruar kamerat e sigurisë në rrugën “Ismail Qemali” në zonën e ish-bllokut, prova e vetme deri më tani për të rindërtuar ngjarjen. Në të gjitha rrugët e Tiranës janë ngritur postblloqe per te mundesuar kapjen e autoreve.
Roja, deshmitari kyç: Santo bisedoi me atentatoret para se ta vrisinin
Roja i sigurisë i cili ka parë të gjithë ngjarjes është dëshmitari kyç i këtij ekzekutimi pasi sipas dëshmisë së tij paraprake ka deklaruar se ka dëgjuar një bisedë mes biznesmenit dhe atentatorëve.
Ka qenë e pamundur për të ndërhyrë me ndihmën e parë pasi biznesmeni ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Deshmitarja: Santo ishte i vetem, prane tij vetem roja i sigurise
Një luleshitëse në trotuarin përballë bankës Credins ku u ekzekutua biznesmeni Artan Santo, rrëfen për mikrofonin e A1 REPORT, se e pa të ndjerin Santo t’i drejtohej bankës ashtu sic bënte cdo mëngjes. Ajo tregon se 58-vjeçari ishte i vetëm, dhe se pranë tij, në kabinën në hyrje të bankës ndodhej roja i sigurisë.
Dy persona nga Fushe-Kruje, te dyshuar per atentatin
Policia ka listuar dy emra dhe ka dy fotot e personave që dyshohen për atentatin ndaj biznesmenit Artan Santo. Sipas policisë këta persona janë me banim në Fushë-Krujë, ndaj dhe drejt këtij qyteti janë nisur një grup i Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe sektori i krimeve të Rënda.
80 oficerë janë në terren duke u marrë me provat material dhe shoqërimet e personave, dëshmitarë në vendngjarje.
Biznesmeni parkoi automjetin, u qellua teksa i drejtohej bankes
Biznesmeni i ndjerë Artan Stano është vrarë teksa ka lënë automjetin e tij me targa AA 111 AX në anë të rrugës pranë bankës të cilën e kishte ndërtuar dhe drejtuar vetë.
Atentatoret qëlluan fillimisht makinen, ja plumbi ne deren e pasme
A1 Report siguron një foto të makinës së biznesmenit të ndjerë Artan Santo, në derën pasme të së cilës dallohet shenja e goditjes nga një plumb. Sipas burimeve nga policia, autorët të cilët kishin mbërritur pranë bankës nga krahu i kryeministrisë dhe kryesisë së Kuvendit, kanë qëlluar fillimisht në drejtim të makinës së parkuar ndërsa Santo kishte zbritur prej saj. Në tentativë për t’i shpëtuar plumbave të ekzekutimit, biznesmeni ka nxituar të futet në ambjentet e brendshme të bankës, ku dhe siguria është e lartë. Por fatkeqësisht nuk ka mundur t’ia dalë dot, teksa atentatorët e kanë qëlluar për vdekje me një plubm pistolete në kokë, në trotuarin vetëm pak hapa larg Bankës Credins.
Oficeri i Policise Rrugore i ndaloi para atentatit dy autoret, parkuan motorin para bankes
Një oficer i Policisë rrugore është ndeshur me dy autorët e ekzekutimit të biznesmenit Artan Santo, vetëm pak momente para se të kryenin vrasjen. Polici rrugor i është afruar motorit para ngjarje, pasi ishte parkuar në një vend që nuk lejohej, në krah të trotuarit pranë Bankës Credins, ku ndodhet dhe tabela e ndalimit të qarkullimit të automjeteve. Më tej pas këtij momenti autorët kanë kryer atentatin vdekjeprurës ndaj të ndjerit Santo. Oficeri i policisë e ka pasur të pamundur të ndeshet me autorët në kushtet kur ata ishin të armatosur, por ka dhënë menjëherë drejtimin e zutorëve. Dyshohet se ata janë nisur rreth zonës së Selitës, më tej në Kamëz dhe dyshohet se destinacioni i tyre final të jetë Fushë-Kruja.
Policia: Hetime për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët
Rreth orës 11:10 Policia e Tiranës ka sjellë njoftimin e parë zyrtar në lidhje me ekzekutimin e dretjorit të bankës Credins. Artan Santo.
“Ditën e sotme rreth orës 09.30 është vrarë me armë zjarri shtetasi Artan Santo, 58 vjeç, me detyrë Drejtori i Përgjithshëm i një banke të nivelit të dytë. Aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet e para hetimore dhe proceduriale për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje me synim identifikimin dhe kapjen e autorëve”.