Home Aktualitet Policia: 100 mije euro kush ndihmon ne kapjen e vrasesve

Policia: 100 mije euro kush ndihmon ne kapjen e vrasesve

494
0

autoretPolicia publikon fotot e autoreve te atentatit me arme, qe shkaktoi vdekjen e biznesmenit Artan Santo.

Ne foto duken dy autoret me skafandra te zeza, e me xhupa, mbi nje motor, ne levizje. Fotoja, shperndare nga policia mban oren 09.15.43, qe do te thote se eshte shkrepur pak minuta para ngjarjes.

Policia nderkohe ka vene në dispozicion një shpërblim prej 100 mijë euro, për cdo informacion të vlefshëm që do të cojnë në kapjen e autorëve qe ekzekutuan biznesmenin Artan Santo, në cdo rast duke ruajtur anonimatin.

Nje nje njoftim te dyte per media, policia ben me dije se ka rritur shperblimin, duke e cuar ate ne 100 mije, nderkohe qe me heret ishte njoftuar 10 mije euro.

Ne nje njoftim per media, policia ben me dije se “mbi ngjarjen e ndodhur në rreth orës 09.30 në zonën e Ish – Bllokut, ku si pasojë e të shtënave ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Artan Santo, Policia e Kryeqytetit vendos në dispozicion një shpërblim prej 100 mijë euro”.

Policia kerkon bashkepunimin qytetar për të telefonuar për informacione të vlefshme edhe në numrin pa pagesë 129.

“Aktualisht grupi hetimor po punon me intensitet në drejtim të zbardhjes tërësisht të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorëve”- njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here