Home Aktualitet Gjyqi ndaj Metës, pritet ekspetiza e video-përgjimit

Gjyqi ndaj Metës, pritet ekspetiza e video-përgjimit

827
0

Tre ekspertët shqiptare pritet që të dorëzojnë sot në Gjykatën e Lartë ekspertizën e tyre për video-përgjimin Meta-Prifti. Ardian Pollo, Ermal Beqiri si dhe Artur Rrahamani pritet që tu jenë përgjigjur 18 detyrave të lënë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ku do të nxjerrin në pah nëse video-përgjimi Meta-Prifti është autentik apo i montuar. Pas rrëzimit të ekspertizës së amerikanëve dhe anglezëve tashmë fjalën e fundit pët këtë ekspertizë e kanë tre ekspertët shqiptare.

Ndërkohë që një javë më parë në seancë e cila ka zgjatur për 30 minuta për shkak se nuk ishte përfunduar ekspertiza dhe mungesa e dy ekspertëve e ka lënë vendimin për ditën e sotme. Ndërsa dy avokatët e Metës, Petrit Serjani dhe Gëzim Veleshnja kanë kërkuar që të vijohen seancat gjyqësore edhe me dëshmitarë.

Por duket se gjyqi i zhvilluar ndaj ish-Zv.kryeministrit Ilir Meta kushtëzon edhe zhvillimin e gjyqit të Gërdecit i cili është në prag pretence. Prezenca e avokatit Gëzim Velshnja si mbrojtës i Metës, shtyn gjyqin e tragjedisë së Gërdecit, ku avokati mbron interesna e të pandehurit Mihal Delijorgji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here