Home Kosova Shërbimi serb i implikuar në rastin Jashareviç ?

Shërbimi serb i implikuar në rastin Jashareviç ?

1097
3

Akademiku boshnjak, Muhamed Filipoviç ka deklaruar se duhet të hetohet fakti se sulmuesi i ambasadës amerikane në Sarajevë a është i shfrytëzuar nga shërbimet serbe.

“Duhet ky rast në mënyrë të detajuar të hetohet, pasi grupet e tilla ekstremiste janë në shërbim të agjentëve të ndryshëm. Duhet verifikuar të gjitha rrethanat, por edhe versionin nëse shërbimet serbe kanë gisht në tërë këtë. Sidomos për shkak të faktit se zyrtarët serb po lavdërohen se gjatë tërë kohës kanë pasur nën kontroll këtë Jashareviçin. Ne e dijmë se që nga historia e kaluar se shërbimet sekrete të ish-Jugosllavisë kanë shfrytëzuar sidomos ekstremistët për qëllimet e tyre. Në këtë aspekt duhet ti kushtohet kujdes këtij rasti”, ka theksuar akademik, Muhamed Filipoviç në intervistën për “Dnevni Avaz”, informon agjencia e lajmeve INA.

Sipas tij, sulmuesi që kishte sulmuar ambasadën gjoja në bazë të islamit, mirëpo ai me këtë rast është një element i keqpërdorur sipas doktrinave të interesave politike dhe strategjike të dikujt tjetër. Islami bazë thotë se duhet të falim, arrijmë paqe dhe mirëkuptim midis njerëzve. Ai theksoi se kjo që po ndodhë është në kundërshtim me Islamin.

Muhamed Filipoviç thekson se amerikanët kanë qenë dhe do të mbeten miqtë më të dashur dhe më të afërt të popullit boshnjak. Akademiku boshnjak duke rikujtuar luftën e Bosnjës theksoi se elemente të caktuar të agjentëve dhe interesave të huaja kanë dashur që në Bosnjë-Hercegovinë të krijohet bindja se po bëhet luftë për Islamin dhe jo për të drejtat e një populli, për të kryer dhe fshehur genocidin shekullor. Sipas tij, ka pasur dhe vazhdojnë tendencat që edhe ushtria e Bosnjë-Hercegovinës të shihet si një ushtri islame dhe jo ushtri e një shteti demokratik.
Në Bosnjë-Hercegovinë po vijojnë debatet lidhur me dënimin e sulmit të kryer ndaj ambasadës amerikane në Sarajevë nga Mevlid Jashareviç, për të cilin u theksua se ishte pjesëtar i një grupi radikal që e kryente sulmin në emër të fesë islame.

3 COMMENTS

  1. Ti Qendra dhe Filipovici nuk po e dishi qka eshte bardh dhe qka eshte zi.
    Arsyetim: Muslimanin(nuk e kam fjalen per munafika)edhe krejt pasurin e botes me ja dhan se nuk mun me ble, mirepo me muslimanin veq Allahu mundet me ba tregti,dhe keto filipovic qka i thoni ju jan dezinformata, edhe na nuk i perkasim asnje sekti, ne jemi muslimon qe e ndjekim Kuranin dhe sunnetin e Resulullahit s.a.v.s ju mundeni te hulumtoni dhe vend mos leni pa hulumtue se kurr nuk do te del e vertet qe ne kemi lidhje me qafirat serrb, ne te kundereten ne e urrejm cdo pabesimtar qoft aj serrb apo turk apo arab apo shqipetar, ne i dojm vetem muslimont e vertet, e ne qoft se eshte qe ti je knder muslimonve atehere ti tek je qafir.

  2. Une jam i te njejtit mendim me Akademik Muhamed Filipoviqin, nga se edhe ne Kosove nuk jan te paket ata njerez qe i perkasin sektit Vehabist, qe nuk e din nga e gjithe kjo propogande, nga se Serbia ne menyre indirekte ka gisht ne keto pune. Serbia eshte shpat me dy teha: me njerin i genjen shtetet arabe se e zhvillon fen Islame ne Ballkan, gjegjesisht Serrbi tani, kurse Perendimit i shet propogande se po e mbron nga Islami apo fundamentalistat Islam!!! Kurse keta sektashat nga mos dija bien shume leht ne kurgja te shkieve per nje kashore te vogel, gje qe kete nuk guxojne ta pranojne per kurfar cmimi, sepse se pari korisin kombin e vet, fen e vet dhe na korisin para miqve tan qe na u gjenden ne ditet me te veshtira para shfarosjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here