Ndërsa Franca është në gatishmëri për kapjen e dy vëllezërve franko-algjerianë që shkaktuan masakrën në të përjavshmen satirike “Charlie Hebdo” një tjetër pengmarrje është shënuar në Paris, në Vincennes.
Një person i armatosur ka marrë peng një dyqan ushqimoresh, pronari i të cilit është hebre. Sipas raportimeve nga mediat franceze, autori i sulmit ka marrë peng shitësin e dyqanit dhe 4 persona të tjerë, dy prej të cilëve dyshohet se janë vrarë.
Informacionet janë ende paraprake, por ajo që dyshohet sipas mediave franceze është se autori i këtij sulmi të jetë i njëjti person që dje qëlloi me armë ndaj policisë në jug të Parisit, duke lënë të vdekur një efektive grua e duke plagosur një tjetër.
Burime të policisë thanë për mediat franceze se mendohet që autori i sulmit në jug të Francës të këtë lidhje me dy vëllezërit Kouachi.