Home Aktualitet Sot votohet per zgjedhjet ne Universitete

Sot votohet per zgjedhjet ne Universitete

635
0

Studentët dhe stafi akademik do t`i drejohen sot kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e universiteve dhe fakulteteve. Vetëm për universitetin e Tiranës do të ngrihen 10 komisione zgjedhore në fakultet dhe për çdo 1 mijë studentë do të ketë një qendër votimi.

Gara më e fortë është për vendin e rektorit ku ka kandidatët që e kërkojnë këtë post janë emra të njohur në fushën e akademisë. Prof Dok Dhori Kule është nja nga kandiaturat për drejtimin e univeristeti të Tiranës.

Profesori i Ekonomisë ka drejtuar për 4 vite universitetin e Tiranës dhe kërkon një tjetër mandat drejtues për këtë universitet. Përballë Kules është profesoresha e Asociuar Mimoza Hafizi e diplomuar në vitin 1985 në degën Fizikë Speciale 5-vjeçare.

Për fakultetin e Histori Filologjisë, Profesor Shezai Rrokaj rikandidon për drejtimin e këtij fakulteti. Kjo është kandidatura e dytë e gjuhëtarit Rrokaj. Përballë tij është profesori i gjeografisë, ish zëvendës dekan Dhimitër Doka.

Ndërsa Fakulteti i Mjekësisë ka përballjen mes emrave të njohur në akademi dhe mjekësi. Kandidat për dekan janë Pëllumb Pipero, Bajram Hysa, Genc Sulcebe, Arben Baboci, duke bërë që ky të jetë edhe fakulteti që ka më shumë kandidatë dhe gara është më e fortë.

Ndërsa në fakultetin e gjuhëve të huaja kandidatë janë Kloteda Dibra dhe Viktor Ristani. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës kandidatë për dekan janë Ilirjan Malollari dhe Mynyr Koni. Per fakultetin e ekonomisë kandidojnë dekanët Andri Koxhaj dhe Sulo Haderi.

Ndërsa pa rival, pra kandidatura të vetme janë në Fakultetin e Drejtësisë Altin Shegani shef i Departamentit të së Drejtës Penale .Edhe në Fakultetin e Shkencave Sociale do ketë vetëm një kandidate për dekan që është ai aktuali Theodhori Karaj. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Fakultetin e Infermierisë ku rikandidon Petrit Bara.

Ashtu siç kanë deklaruar më herët kandidatët këto zgjedhje duhet të jenë të qeta si një shembull i mirë i akademikëve për të zgjedhur fituesit. Në zgjedhjet e 20 shkurtit, 11 universitet publike do të kenë drejtuesit e tyre, pa mandate të limituara, me një rregullore të përgatitur nga senati i faktulteteve dhe rektoratit dhe me shumicë të votës së stafit të pegagogëve, të 20% të studentëve dhe adiministratës publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here