Home ShowBiz Jennifer Aniston me yll ne “Walk of Fame”

Jennifer Aniston me yll ne “Walk of Fame”

549
0

Tashmë dhe emri i Jennifer Aniston do të jetë pjesë e prestigjiozes Walk of Fame në Hollywood.

Aktorja vitin e kaluar ka lënë gjurmët e saj në trotuarin më të famshëm në SHBA, por 22 shkurti zyrtarisht do ti japë asaj dhe yllin.

Një vlerësim tepër i rëndësishëm ky për Aniston, e cila ka mbërritur në këtë pikë falës karrierës së saj televizive dhe kinematografike.

Aktorja shumë shpejt do të jetë prezente në ekranin e kinemasë me filmin “Të zhveshur dhe të lumtur”, ku interpreton një grua e cila arratiset nga Manhattan për tu bashkuar me një komunitet neo-hipish.

Jennifer Aniston duhet thënë se i detyrohet shumë të kaluarës së saj dhe në mënyrë të veçantë rolit të Rachel Green, që vjen nga seriali-kult “Friends”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here