Home Kosova Kosova në festë, Tirana me rrugën “Ibrahim Rugova”

Kosova në festë, Tirana me rrugën “Ibrahim Rugova”

647
0

“Nderim arkitektit të pavarësisë së Kosovës, burrit vizionar që u dha nder shqiptarëve më shumë se kushdo tjetër pas Ismail Qemalit, shekujt e fundit, presidentit të Kosovës, Rugova”. Kështu është shprehur sot kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha gjatë ceremonisë së zhvilluar për emërtimin e rrugës pranë Shallvareve në Tiranë me emrin e presidentit legjendar të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në prani të kreut të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, atij të komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, familjarëve të Rugovës dhe shumë të ftuarve të tjerë, Berisha ka vlerësuar lart figurën e atij që bëri më shumë se kushdo tjetër për shqiptarët.
“Nderojmë themeluesin e partisë së parë antikomuniste në Ballkanin e diktaturave, frymëzuesin, organizatorin e lëvizjes paqësore më të pashembullt në historinë e shqiptarëve, arkitektin e Kosovës së Pavarur”- ka thënë Berisha.
Sipas tij, sot cfarëdo nderimi të shprehim ndaj tij me asgjë nuk mund të arrijmë mirënjohjen që ai meriton.
“Një seri kombesh pas luftrave njohën ndarje dhe copëtime, por historia fakton se vetëm ne shqiptarët ia dolëm, se ne nxorëm burra vizionarë si Rugova, komandantë legjendarë që vendosën kulme në rezistencën, heroizmin, përpjekjen për liri si Adem Jashari”- tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here