Rreth orës 01:00 të ditës së sotme është gjetur i pajetë brenda në minierën e Lozhanit 27-vjeçari, Mirjan Bushi.
Pas rreth 3 orë kërkimesh grupi i kërkim shpëtimit ka bërë të mundur gjetjen dhe më pas nxjerrjen nga miniera të 27-vjeçarit të bllokuar që prej ditës së diel në minierën e Lozhenit. Grupet e kërkim shpëtimit bënë të ditur se 27-vjeçari ka humbur jetën pas shembjes së një pjese të galerisë ku është zënë nga një gur i madh.
Të parët që kanë denoncuar bllokimin e të riut në minierë kanë qenë familjarët e tij. Mësohet se i riu i moshës 27 vjec ka hyrë në minierë të dielën.
Familjarët e të riut Mirjan Bushi u shprehen se varfëria ekstreme detyronte djalin e tyre të hynte minierave të braktisura të kërkonte hekura që i shiste për skrap.
‘Hyri për të nxjerrë bukën e gojës’.