Home Aktualitet Tiranë, rrjedhje gazi tek zona e Xhamllikut

Tiranë, rrjedhje gazi tek zona e Xhamllikut

506
0

xhamllikuRrjedhje gazi u raportua dje në mbrëmje në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet.

Nga raportimet e para që sjell gazetari Arsen Rusta, mësohet se rrjedhja e rreth 30 litrave gaz ka ndodhur rreth orës 21:15 të mbrëmjes në një pikë karburanti, ku gjendet një depozitë me kapacitet 2000 litra.

Forca të shumta zjarrëfiksesh (4 zjarrfikëse) dhe policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe fillimisht kanë rrethuar zonën dhe kanë evakuuar banorët e zonës dhe punëtorët e karburantit.

Policia iu bëri thirrje edhe kalimtarëve apo drejtuesve të automjeteve, që të largohen nga vendngjarja prej rrezikut të një shkëndije apo shpërthimi të mundshëm. Ndërkohë në zonë u shkëput edhe energjia elektrike për të shmangur çdo kontakt të gazit me shpërthimin.

Brenda pak çastesh me maska anti-gaz, zjarrfikësit ata kanë bërë bllokimin e plotë të rrjedhjes së gazit me ujë të bollshëm prej autobotëve dhe shkumë, pa hyrë në depozitë për çështje sigurie teknike.

Siç bëhet me dije nga këto masa është ulur rreziku i shpërthimit dhe është ulur edhe era e keqe e gazit që ishte shpërndarë në gjithë zonën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here