Duke marrë parasysh kushtet, kohët të fundit njerëzit nuk arrijnë të kenë kohën e duhur për një ushqyerje të shëndetshme.Femrat përpiqen të kalojnë ditën me ushqime të gatshme të marra nga marketi pasi kthehen nga puna. Por tek këta produkte ka shumë kripë, yndyrna, kolesterol dhe substanca të tjera të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin nëse konsumohen shpesh. Sipas një lajmi të publikuar në adresën HowStuffWorks të internetit ju mund të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme nëse bëni disa ndryshime të vogla në ushqim. Ja disa hapa të vegjël të cilët mund t’i ndiqni për një ushqyerje të shëndetshme të familjes suaj:
1. Ndryshoni mesataren e ushqimeve të shpejta. Në vend të ushqimeve plot kalori konsumoni ngadalë dhe shkallë më shumë fruta dhe produkte të shëndetshme. P.sh në vend të një pakete me patatina mund të hani tre lloje frutash( mollë, portakall, rrush).
2. Kur të shkoni në market mos u ndalni tek pjesa ku shiten produktet e paketuara si patatina, farë apo të tjera të ngjashme por kaloni nga rejoni ku shiten produkte me pak yndyrë, pa sheqer dhe kolesterol si frutat e freskëta, zarzavatet, peshku etj.
3. Lexoni etiketën e ushqimeve të blera. Por kjo nuk do të thotë që produkti i cili ka pak yndyrë apo është dietik është më i shëndetshmi. Nëse ka pak yndyrë mund të ketë shumë kripë dhe nëse ka pak sheqer mund të ketë shumë yndyrë.
4. Zgjidhni porcione në masa të pranueshme. Llogariteni porcionin për një person sa një grusht. Dikush e llogarit edhe më shumë por është e tepërt.
5. Mundohuni ta mësoni veten dhe shqisat e shijimit me zgjedhjen e ushqimeve të shëndetshme. Ëmbëlsia e mollës apo portakallit nuk mund të krahasohet me shijen e një ëmbëlsire të gatshme. Ju duhet të mësoheni edhe një herë me shijet e ushqimeve të shëndetshme dhe natyrale. Në vend të gjërave të gatshme filloni të konsumoni më shumë fruta dhe zarzavate. Nëse i konsumoni shpesh gjuha juaj do të mësohet me këtë shije.
6. Mësoni disa alternativa bazë kundër ushqimeve të yndyrshme. Në vend të majonezës zgjidhni hardallin (sinapin) sepse ka më pak kalori dhe yndyrë. Në vend të orizit të bardhë zgjidhni orizin ngjyrë kafe, merrni bukë gruri ose tërshëre. Mishin e kuq zëvendësojeni me mish pule. Përpiquni që ushqimet t’i gatuani në furrë ( t’i piqni) dhe qëndroni larg gjërave të skuqura. Në vend të lëngjeve të ftutave apo pijeve freskuese pini ujë. Disa lëngje frutash përmbajnë karbohidrate dhe kalori. Për makaronat dhe sallatën tuaj zgjidhni salca me pak kalori. Në vend të qumështit të yndyrshëm konsumoni qumësht pa yndyrë dhe djathë gjysmë të yndyrshëm. Dhe zëvendësoni patatinat apo fërgesat me zarzavate të gatuara me avull.
7. Përpiquni të përgatisni një pjatë shumëngjyrëshe. Mund të zgjidhni produktet për të cilat ka nevojë trupi juaj dhe të kombinoni ngjyrat. Provoni një herë kombinimin e frutave dhe zarzavateve. Ushqehuni me ushqime të cilat luftojnë gripin, kancerin dhe sëmundjet e tjera.
8. Mos lini pas dore asnjë vakt. Mos filloni ditën pa bërë mëngjes. Kur kaloni një vakt ju shtohet më shumë oreksi. Dhe do të depozitoni më shumë yndyrna. Mund të hani gjëra të shpejta por kujdes sigurohuni që janë të shëndetshme.
9. Mos hani gjë 2 ose 3 orë para se të flini. Lëreni trupin të djegë mbetjet e fundit të marra nga ushqimet e konsumuara brenda ditës.
10. Shikoni ndryshimet e bëra në stilin e jetesës pa pasur nevojën e një diete. Secili prej nesh ka një program të caktuar. Gjeni atë më të përshtatshmin për ju. Për këtë zgjidhni ushqime të shëndetshme.