Home Aktualitet Mbyllet faza e fundit per regjistrimin e studenteve ne fakultete

Mbyllet faza e fundit per regjistrimin e studenteve ne fakultete

591
0

Është mbyllur zyrtarisht faza e fundit për pranimin e studentëve në universitetet e të gjithë vendit.
Konkretisht, dje në orën 18:00 u është dhënë fund pranimit të dosjeve personale për të gjithë kandidatët që u shpallën fitues në fazën e tretë të regjistrimeve, pas shpalljes së kuotave bosh. Mbas kësaj procedure nuk do të ketë më asnjë fazë tjetër, asnjë vlerësim të kuotave bosh dhe asnjë zëvendësim të vendeve vakante, për shkak të mosparaqitjes së kandidatëve fitues.

Ata që nuk fituan asnjë të drejtë studimi do të kenë mundësinë për të vazhduar një nga degët e studimit, nuk u mbetet asgjë tjetër veçse të presin kuotat dhe kriteret për të konkurruar si studentë me korrespondencë. Nga ana tjetër, të gjitha vendet bosh, pas mbylljes së regjistrimeve të fundit dje, do t’u akordohen pjesëtarëve të komunitetit rom. Lajmin e ka konfirmuar dy ditë më parë zëvendësministrja e Arsimit dhe e Shkencës, Nora Malaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here