Home Bota Irani hap sot centralin bërthamor

Irani hap sot centralin bërthamor

775
0

Në qytetin Bushehr në Gjirin Persik këtë të shtunë hapet i pari central bërthamor iranian. Por reaktori me ujë të lehtë që është ndërtuar me ndihmën e Rusisë, do të futet në rrjet për disa javë. Deri atëherë nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike ai do të pajiset prej Rusisë me shufra katodike uraniumi. Për qeverinë në Teheran fillimi i ndërtimit është një sinjal i rëndësishëm politik. Perëndimi dyshon se Republika Islamike, nën maskën e përdorimit civil të energjisë bërthamore punon fshehurazi për prodhimin e armëve bërthamore. Izraeli beson se në një kohë të afërt Irani do të jetë në gjendje për të prodhuar një bombë atomike dhe ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur për të sulmuar objektet bërthamore iraniane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here