Home Aktualitet Efektivet e forcave speciale ne proteste per pagat suplementare

Efektivet e forcave speciale ne proteste per pagat suplementare

699
0

Partia Socialiste ka reaguar sot në mbështetje të protestës së sindikatës së punonjësve të policisë të cilët kanë 6 muaj pa marrë pagesat e tyre suplementare.

Pamundësia për të paguar strukturat e rendit dhe gardianët e ligjit, vazhdoi më tej deputeti i PS-së Piro Lutaj, tregon degradimin e qeverisë, dhe dorëzimin e saj përpara falimentimit ekonomik.

“Jemi përballë një situate të pashpresë, e cila mund të zgjidhet vetëm me largimin e Sali Berishës dhe kësaj qeverie”-përfundoi Lutaj

Efektivët e Forcave Speciale të ndërhyrjes së që prej fillimit të vitit, nuk kanë marrë pagesat suplementare që iu takojnë për orët shtesë, dietat, orët jashtë orarit e pagesa të tjera për shërbime të kryera në bazë të nevojave që ka pasur Policia e Shtetit. Lajmi u bë i ditur nga Sadedin Fishta, kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit. Sipas tij, janë afërsisht 600 efektivë që i përkasin strukturave të repartit special të RENEA-s Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), si dhe të forcave të tjera operacinale që duhet të kishin marrë pagesat për shërbimet e kryera nga ana e tyre. Fishta Kërcënoi se nëse paratë nuk jepeshin brenda muajit nëntor të këtij viti, atëhere ata do të ishin të detyruar t’i drejtoheshin gjykatës. Fishta tha se ata kanë nisur punën për evidentimin e saktë të pagesave që shteti iu detyrohej policëve në të gjitha strukturat e forcave speciale dhe operacionale. Qeveria ndryshoi vendimin e saj për heqjen e dietave dhe pagesave suplementare të Policisë pas ankesës së Sindikatës në qeveri. Kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit në mënyrë të herë pas hershme ka ngritur problemet e pagesave të punonjësve që ai përfaqëson, duke qenë se pagesat e tyre jo vetëm që nuk janë në nivele të larta, por edhe në shumë raste ato nuk janë paguar rregullisht si në rastin e pagesave të orëve shtesë, të orëve suplementare apo të dietave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here