Home Rajoni Greqi: 4 shqiptare humbin jeten ne nje aksident rrugor

Greqi: 4 shqiptare humbin jeten ne nje aksident rrugor

663
0

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën 4 shtetasve shqiptar emigrantë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kufirit me Shqipërinë në aksin Janinë-Kakavijë rreth orë 07,15 sipas mediave vendase. Të dhënat e fundit tregojnë se 3 viktimat janë identifikuar si Vasil dhe Drita Bezati, përkatësisht 58 dhe 51 vjec, si dhe Valentina Bezati.
Ndërkaq një tjetër i vdekur është ende paidentifikuar.

Nga aksidenti në të cilin u përplasën 2 makina me emigrantë shqiptarë kanë mbetur të plagosur dhe tre persona të tjerë emigrantë në greqi.

Dy makinat e përfshira në aksident jane një Toyota, me targë ZMT 5943, dhe nje makinë e tipit Peugeot ZMM 1729.

Sipas mediave greke ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë ndërsa policia po punon për zbardhjen e dinamikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here