Miratohet kredia prej 25 milionë dollarë për zbatimin e projektit të rrugës Tiranë –Elbasan. Miratimi zyrtar i kredisë nga Fondi Saudit për Zhvillim është konfirmuar nga Ambasadori i Arabisë Saudit në Tiranë z. Abdullah Abdulaziz AL-Abdulkarim, gjatë një takimi që pati me Ministrin e Financave z, Ridvan Bode.
Ministri falenderoi Ambasadorin për miratimin e kredisë, e cila është me terma shumë të favorshëm financiarë sidomos kur flitet per projekte infrastrukture, çka tregon vlerësimin e lartë që ka Fondi Saudit për meritat teknike dhe financiare të këtij projekti. Kredia ka një normë interesi 2 % dhe afat maturimi 25 vjet, nga të cilët 5 vitet e para janë pa pagesë.