Home Politike PS, Braçe: Tartari mori gjashtë hidrocentrale për 1 dite nga Berisha

PS, Braçe: Tartari mori gjashtë hidrocentrale për 1 dite nga Berisha

1007
0

Partia Socialiste ka denoncuar sot mënyrën e dhënies së koncesioneve të pasurive kombëtare nga qeveria shqiptare, duke e cilësuar këtë proces si thellësisht të errët dhe jo transparent.

Deputeti Erjon Braçe solli disa raste, dhe kërkoi publikimin e menjëhershëm të çdo kontrate të lidhur për dhënie me koncesion të pasurive kombëtare, për të parë qartë përfituesit, vlerat, detyrimet, përmbushjen e tyre në bazë të ligjit.
Ai nënvizoi rastin kur kompania “ALBAENERGIAPLUS” më pronar Arian Tartarin, bashkëshortin e deputetes së PD-së Albana Vokshi ka përfituar 6 hidrocentrale për 1 ditë.

“Duke nisur nga kontratat për dhënien me koncesion të pasurive kombëtare për ndërtimin e jo një, por 6 hidrocentraleve mbi lumin Kardhiq, me përfitues kompaninë ALBAENERGIAPLUS, me pronar shtetasin Arian Tartari. Ky është vendimi dhe ky nuk mjafton, prandaj ne kërkojmë publikimin e kontratës së lidhur mes ministrisë se Ekonomisë dhe shtetasin në fjalë për të parë gjithë shqiptarët, sesi jepen politikisht 6 hidrocentrale, për tu ndërtuar brenda 1 dite”-theksoi Braçe.

Më poshte deklarata e plotë e Partisë Socialiste

Qeveria e kryeministrit Sali Berisha, përmes zyrtarit përgjegjës-Ministrit të Ekonomisë, ka lajmëruar 4 ditë më parë, një valë të re, të dytë, të dhënies së pasurive kombëtare publike me koncesion.
Ministri përgjegjës tregoi për 51 kërkesa për “HC”, me një vlerë investimi, sipas tij, 258.8 mln euro. Kjo është deklarata e tij.

Tre muaj më parë, zëvendësi i tij, duke bërë konkluzionet e valës së parë të dhënies së pasurive kombëtare, për 264 “HC”, me një vlerë investimi, sipas tij, 2.4 mld usd. Doemos, vlera e pasurisë kombëtare vënë në dispozicion përmes kontratave koncesionare, kalon 1.2 mld usd. Kur flitet për vlera të tilla, ligjshmëria, transparenca e konkurrueshmëria në procedura, eficenca e përdorimit të burimeve kombëtare, duhet të jenë parimet bazë.

Ky proces, nuk mund të jetë ekskluziv dhe klientelist, siç është. Ky proces, nuk mund të ushtrohet përmes praktikës “Open Bar”, që do të thotë: paguaj kryeministrin e merr ç’të duash, siç është. Brenda tre muajve, kryeministri Sali Berisha, ka marrë dy vendime që hedhin poshtë Sali Berishën, rrëzojnë parimet e ligjshmërisë, transparencës, konkurrueshmërisë dhe eficencës, forcojnë karakterin klientelist, ekskluziv, korruptim, të procesit të dhënies së pasurive kombëtare me koncesion.
Vendimi i parë është ky: vendim i datës 16.06.2010 që rrëzon vendimin e parë të Sali Berishës, të vitit 2007, që miratonte “rregullat e vlerësimit e të dhënies së koncesioneve.
Ky vendim që rivendos në afat lejet koncesionare të dhëna në valën e parë, konfirmon:
– daljen jashtë ligjit të kontratave të lidhura
– dështimin e përfituesve në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe kontraktuale
– mungesën e frikshme të kapaciteteve financiare dhe të burimeve njerëzore

Synon:

– shpëtimin e kontratave të klientëve politikë e ekonomikë të kryeministrit
– krijimin e një mundësie të dytë antiligjore për ta
– krijimin e mundësie të re për tregtimin e lejeve koncesionare në duar të tjera të tregut sekondar, për të nxjerrë përfitime maksimale, duke zgjeruar përmasat e korrupsionit në dhënien me koncesion të pasurisë kombëtare.

Vendimi i dytë: I datës 13.08.2010 që rrëzon vendimin e parë të Sali Berishës, të vitit 22.03.2007, që miratonte “vendosjen e oponencës teknike shtetërore për projektet e ndërtimit të HC, me koncesion.

Në të parin vendim, përcaktohej se një grup ekspertësh të pavarur, do të kryenin vlerësimin e projekteve lidhur me shfrytëzimin optimal të burimeve ujore si dhe do të kryente kontrollin teknik të projekteve, raporti i tij do të ishte pjesë e vlerësimit të autoritetit kontraktor. Ky është vendimi.

I dyti vendim, heq fare këtë oponencë, duke i hapur rrugë një procesi tërësisht formal e korruptiv që thjesht jep leje kudo e tek cilido, për shfrytëzim të pasurive kombëtare.

Po ju jap një shembull konkret:
– në datën 11.02.2010, Sali Berisha ka marrë vendimin 147, sipas të cilit përcakton autoritetin kontraktues për dhënien me koncesion të ndërtimit të kaskadës së HC në lumin Fan i vogël, si edhe miratimin e bonusit prej 2% kompanisë AS Energy.
– në datën 12.03.2010 Sali Berisha ka marrë vendimin 264, sipas të cilit përcakton autoritetin kontraktues për dhënien me koncesion të HC “Fushë Arrëz” si edhe miratimin e bonusit prej 2% të kompanisë Energie Albania.

Prej një viti e gjysmë gara për këto HC mbahet e bllokuar. Vetëm në maj të këtij viti, ministria përgjegjëse, ka shpallur garën, por duke përmbledhur në një koncesion të vetëm gjithë pellgun e lumit Mat e duke shkelur hapur kriteret e përcaktuara në dy vendimet e Sali Berishës. Nuk mjafton kaq, por dokumentet e tenderit u janë mohuar për 45 ditë kompanive, që jo vetëm kanë qenë të interesuara, por edhe kanë marrë bonuset përkatëse nga vendimet e mëparshme. Këtu kam një letër ankesë drejtuar ministrit përgjegjës, nga kompanitë që konfirmojnë pikërisht mbajtne peng për 45 ditë të dokumentave të tenderit. Kjo është përgjigja që ministri i dërgon njërës prej kompanive dhe që konfirmon pikërisht këtë fakt, me garancinë e dhënë nga ministri përgjegjës, se dokumentat i janë dhën të gjithëve në të njëjtën kohë, por duke konfirmuar shkeljen e afatit ligjor.

E përmenda këtë rast konkret për të materializuar tamam paligjshmërinë e këtij procesi, shkeljen e vendimeve të qeverisë, konkurrencën formale dhe paracaktimin e përftuesve të këtyre pasurive kombëtare e mundësive ekonomike.

PS vlerëson se procesi i dhënies me koncesion të pasurive kombëtare është thellësisht i errët, jo transparent dhe ka nevojë për dritë.

PS kërkon publikimin e menjëhershëm të çdo kontrate të lidhur për dhënie me koncesion të pasurive kombëtare, për të parë qartë përfituesit, vlerat, detyrimet, përmbushjen e tyre në bazë të ligjit.

Duke nisur nga kontratat për dhënien me koncesion të pasurive kombëtare për ndërtimin e jo një, por 6 hidrocentraleve mbi lumin Kardhiq, me përfitues kompaninë ALBAENERGIAPLUS, me me pronar shtetasin Arian Tartari. Ky është vendimi dhe ky nuk mjafton, prandaj ne kërkojmë publikimin e kontratës së lidhur mes ministrisë se Ekonomisë dhe shtetasin në fjalë pë rtëparë gjithë shqiptarët, sesi jepen politikisht 6 hidrocentrale, për tu ndërtuar brenda 1 dite.
Liria ekonomike është përkthyer teorikisht për çdo qytetar në: mundësitë që kanë njerëzit për të përdorur burimet ekonomike, kombëtare e lokale, për qëllime konsumi, prodhimi, shkëmbimi, pra tregtie; përftimet ekonomike që një njeri ka, do të varen gjithnjë e më tepër nga burimet që ai zotëron apo disponon, mundësitë që ai ka për t’i përdorur si dhe nga kushtet e shkëmbimit ku funksionimi konkurrues i tregjeve është jetik.

********************************************

Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas depozitimit të padisë për shpifje në Gjykatën e Lartë nga avokati i Rrahman Selmnallarit, kundër deputetit të PS-së, Eduard Shalsi.

Në një prononcim për shtyp nga deputeti, Besnik Baraj në emër të deputetit Shalsi, pasi ky i fundit ndodhej për arsye pune jashtë Tiranës, shprehu gadishmërinë për tu përballur në gjykatë me Selmanllarin.

Deputeti Baraj, theksoi se kemi kënaqësinë të sjellim fakte para drejtësisë , dhe keqardhje vetëm që nuk do përballemi me ata që fshihen pas Selmanllarit

“Të vetmen keqardhje që kemi është se përballja e kësaj here do të jetë me zotin Selmanllari, ndërkohë që përballja në gjykatë duhet të ishte me ata që fshihen pas tij, familjen që sot është në pushtet dhe që po e përdor pushtetin për të pasuruar vetveten në kurriz të shqiptarëve”-tha Baraj

Ai theksoi se akuzat tona janë të vërteta, dhe të gatshme për tu provuar në gjykatë.
Ndërkaq Biznesmeni Rrahman Selmanllari, i njohur si mik i djalit të kryeministrit Berisha ka depozituar sot një padi për shpifje kundër deputetit të Partisë Socialiste Eduard Shalsi.

Avokati i Rrahman Selamnallarit, Genc Gjokutaj depozitoi padinë sot në Gjykatën e Lartë, me motivacionin, ” Padia është ngritur pasi në datat 16, 17, 18 Gusht Shalsi ka shpifur ndaj Rrahman Selmnallarit për kompaninë e tij Stream Oil”

Ndërkaq Partia Socialiste ka denoncuar për ditë me rradhë dukie sjelle fakte të reja mënyrën e pasurimit të ish këshilltares së Sali Berishës dhe deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi.

Në vazhdën e fakteve të publikuara prej ditësh deputeti i PS-së, Eduard Shalsi në një deklaratë për shtyp paraqiti të tjera fakte që sipas tij hedhin dritë mbi dyshimet se kompanitë ku është bashkëpronar bashkëshorti i Albana Vokshit janë vetëm një fasadë për të kamufluar përfshirjen në këto biznëse të familjes Berisha.

“Sipas formularit të regjistrimit të degës në Shqipëri të :Stream Oil” rezulton se kjo kompani dhe kompania “”Vizion Construction” e bashkëshortit të Albana Vokshit dhe sekserit të Shkëlzen e Sali Berishës, Rrahman Selmanllari kanë të njëjtën godinë”-tha Shalsi

Më tëj ai theksoi se, “Në Prill 2008 Tartari emërohet përfaqësues ligjor i Stream Oil dhe vetëm pak ditë më pas zhvendoset në të njëjtën godinë kompania Vision Construction ku aksioneri tjetër është sekseri i familjes në pushtet Selmanllari”

Duke theskuar se këto fakte të paraqitura nga PS ende nuk kanë marrë një përgjigje, ai tha se këto fakte janë vetëm maja e aisbergut të korrupsionit në të cilin është zhytyr kokë e këmbë ky pushtet.

**********************************

Partia Socialiste ka bërë publike dje të tjera fakte që flasin për një pasurim korruptiv të deputetes së PD-së Albana Vokshi.

Duke vënë theksin tek heshtja e Berishës, nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Eduard Shalsi solli para gazetarëve disa fakte të reja.

Ai solli në vemendje kompaninë Vision Construction sh.p.k, e cila sipas tij është në bashkëpronësi te zotit Tartari dhe të një emri të njohur si për opinionin publik ashtu edhe për Kryeministrin. Rrahman Selmanllari, i njohur ndryshe si miku i ngushtë i djalit të Berishës, apo edhe si përfaqësuesi i interesave të biznesit të familjes Berisha.
Më tej ai tha se emri i Selmanllarit na kujton të gjithëve përfshirjen e tij në çeshtjen e Gërdecit, Orikumit apo në shumë afera të tjerë.

“Për më tepër, objekti i biznesit i kësaj firme është “tregtimi i karburanteve dhe vajrave lubrifikuese,” të cilat prodhohen nga fushat e naftës e gazit që i janë falur me koncesion nga Sali Berisha, Arian Tartarit për llogari të firmës së tij Stream Oil”, -theksoi Shalsi

Nuk mund tu shmangesh dot pikëpyetjeve në këtë histori vazhdoi më tej Shalsi ndërsa i bëri thirrje opinionit publik që ti japë vetë përgjigje pyetjes: A është heshtja e Kryeministrit e detyruar nga përfshirja e drejtpërdrejtë e tij e familjes së tij në këto afera korrupsioni?

Partia Socialiste bëri sot një ftesë publike që të sqarohen këto lidhje, pasi sipas tyre heshtja do të thotë pranim i fajit.

****************************************

Inspektorati i Lartë i deklarimit të Pasurive ka nisur verifikimin e pasurive të zyrtarëve të lartë. Nga verifikimi nuk do të mund t’i shpëtojnë as kreu i shtetit Bamir Topi apo emra të tjerë nga klasa politike.

Sipas ligjit për deklarimin e pasurive, të zgjedhurit nga populli, punonjësit e shërbimit publik,etj, janë të detyruar që të paraqesin pranë ILDKP-së një procesverbal, ku të kenë paraqitur të gjitha të ardhurat e tyre vjetore, pasuritë e paluajtshme, llogaritë bankare, etj.

Pas përmbylljes së këtij procesi, ILDKP, ndër mijëra emrat që kanë bërë këtë vetëdeklarim, bën një verifikim të plotë të atyre që zgjidhen nëpërmjet një shorti që zhvillohet në ambientet e këtij institucioni, të cilët sipas ligjit duhet të korrespondojnë me 4 përqindshin e numrit total të zyrtarëve dhe të zgjedhurve që janë subjekt verifikimi. Për kalimin në kontroll të plotë të zyrtarëve,një formë tjetër është edhe nisja e hetimit administrativ për shkak të informacioneve nga burime të ligjshme, si edhe nga media e opinioni publik.

Pra, Inspektorati i Lartë mund të kalojë për kontroll të plotë në çdo kohë çdo subjekt, për të cilin ngrihen dyshime, sidomos publike. Në kontroll do të kalojë pasuria edhe e disa deputetëve të Kuvendit për të cilët ka dyshime edhe pse ligji për funksionin “deputet” ka përcaktuar që kalimin në kontroll të plotë duhet të bëhet çdo katër vjet. Mes personave të cilëve do u kontrollohet pasuria. Mes tyre është edhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, i cili akuzohet prej opozitës se ka abuzuar me detyrën duke përfituar shuma të konsiderueshme. Ajo ka kërkuar një përgjigje për mënyrën se si ministri Prifti i bëri 1.8 milionë euro. Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti në vitin 2007 mori një borxh prej 30 milionë euro për të filluar aktivitetin e tij në kompaninë Fortis 2. Një vit më vonë ai e pagoi këtë borxh dhe në vitin 2009, periudhë e krizës globale, i shiti aksionet e tij kundrejt vlerës marramendëse të 1.8 milionë eurove. Për të përfituar 45% të aksioneve të kompanisë Fortis 2, Prifti ka deklaruar se ka gjetur kredinë prej 5 milionë eurosh, ndërsa ortaku i tij ka vendosur si kapital 27 hektarë tokë dhe 1 milionë euro kesh.

Dyshimet që ngrihen nga deklarimi i pasurisë së ministrit Prifti që nga blerja e aksioneve deri tek shitja e tyre do të jenë edhe pikat prej nga do të nisë hetimi në ILDKP. Në hetim do të jetë edhe pasuria e deputetes Albana Vokshi. Socialistët e akuzojnë se ka shfrytëzuar pozicionin e saj si këshilltare e kryeministrit për ekonominë, për t’i dhënë burrit të saj koncesione pa tender, por përmes pikëve bonus të firmosura nga vetë kryeministri.

******************************

Deputetja e PD-së Albana Vokshi i është përgjigjur akuzave të njëpasnjëshme të PS-së në lidhje me pasurinë e saj.

Në reagimin e Vokshit thuhet se PS po ngre tym pa paraqitur asnjë fakt konkret dhe se është e gatshme t’i nënshtrohet cdo lloj hetimi

“As unë dhe as familja ime nuk kemi ndikuar në asnjë rast në marrjen e licencave apo lejeve koncensionare në favor të Arjan Tartarit”- u shpreh Vokshi

Më tej në deklaratën e saj deputetja Vokshi tha se me nisjen e seksionit të ri parlamentar do të kërkoj nisjen e hetimve për Edi Ramën në lidhje me :

“1-Fshehjen e pasurisë, deklarimin e vetëm 3000 Euro pasuri ndërkohë që ka betonizuar gjithë Tiranën dhe ka dhënë lejet e ndërtimit në favor të vetëm dy firmave të ndërtimit.
2- Konfliktin e interesit për dhënien e lejeve të ndërtimit nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kryetar i PS-së vartësve të tij politikë që sot janë deputetë.
3-Përdorimin e drogës dhe pasojat që ajo ka sjellë në veprimtarinë e tij.
4-Dhunën sistematike të ushtruar ndaj grave dhe marrëdhëniet me të birin”

Gjatë ditës partia socialiste nëprmjet deputetit Besnik Bara bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha të flase per firmen qe ka vene ne koncensionet e dhena per llogari te bashkeshortit te deputetes se PD-se, Albana Vokshi.

Deputeti Bare gjate nje komunikimi me mediat, ka bere publike skemen e perfitimit te pasurise permes favoreve dhe korrupsionit, duke nxjerre ne pah motren e Vokshit, drejtoreshë e Ministrit të Ekonomisë.

“Motra që propozon koncesionet, dhe koncesionet i jepen kunatit. Kjo është skema korruptive e Shtetit të Motrave. Mimoza Vokshi drejtoreshë sygjeron, Albana Vokshi këshillon dhe Berisha në karrigen e kryeministrit firmos për burrin e motrës së vogël Vokshi, pra për bashkëshortin e Albanës. Kjo është skema për të përfituar 4 miliard dollarë pasuri të shqiptarëve. Berisha sot bën mirë të mos heshtë por të flasë, firmën e ka vënë ai për këto 4 mld dollarë pasuri publike”- tha Bare.

Sipas tij, Berisha sot duhet t’u japë llogari shqiptarëve si ka firmosur pikët bonus, vetëm e vetëm që burri i Albanës të merrte katër koncensione në naftë dhe gaz, po ashtu edhe dy Hidrocentrale?

Dje Partia Socialiste, në vijim të denoncimit për përfitimin pasuror të deputetes së PD-së, Albana Voshki ka bërë apel për dorëzimin e imunitetit të saj dhe hapjen rrugë për hetimin.
Gjatë një deklarate për shtyp, nënkryetarja e grupit të PS-së, Vasilika Hysi ka thënë se dorëzimi i imunitetit duhet bërë që t’i hapet rruga drejtësisë, “e cila qoftë për zonjën Vokshi, qoftë për zotin Prifti, duhet të fillojë hetimet sa më shpejt lidhur me korrupsionin dhe vjedhjen e pasurisë së shqiptarëve”.
________________

Partia Socialiste ka denoncuar disa here me radhe menyren e pasurimit te deputetes se PD-se, Albana Vokshi, ish këshilltare për ekponominë e kryeministrit Sali Berisha. Deputeti socialist Artan Gaci gjatë një komunikimi me mediat ka deklaruar se Berisha i kaloi burrit të këshilltares kontrata për nxjerrje nafte nga nëntoka shqiptare për 25 vite. “Rezervat e naftës në zonat ku kompania e Albana Vokshit punon, kapin një vlerë tregu prej afër 4 miliardë dollarësh, sipas një llogaritjeje të vetë kompanisë. Kompania e Vokshit dhe Tartarit po nxjerr miliona dollarë duke paguar shtetin shqiptar me thërrime. Sali Berisha i ka falur deputetes Vokshi pasurinë publike të shqiptarëve. E kuptoni Sali Berisha i ka falur Albana Vokshit 4 miliardë dollarë të pasurisë publike. Ndërsa taksat që paguan kjo kompani në arkën e shtetit janë qesharake, 2-6%.”- tha ai.
Me heret, deputetja socialiste Olta Xhaçka ka treguar me fakte se bashkëshorti i zonjës Vokshi, babai i fëmijës së saj është një nga aksionerët kryesorë të një kompanie të regjistruar në ishujt Kajman, e cila aktualisht vepron në fushën e nxjerrjes së naftës dhe gazit natyror në Shqipëri.
Para saj, ka qene deputetja Mimi Kodheli ka treguar me dokumente të Këshillit të Ministrave favoret që i janë bërë deputetes Vokshi, që në legjislaturën e kaluar ka qenë këshilltare ekonomike e Berishës. Sipas saj, me vendim qeverie i jane dhene dy hidrocentrale deputetes Vokshi.

_______________

Pasuria, pronat e padeklaruara të Albana Vokshit, deputetes së PD

TIRANË- Zbulohen dokumentet që vërtetojnë pasurinë miliona dollarëshe të bashkëshortit të deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Arian Tartari sot ka në pronësinë e tij gjashtë milionë aksione ose pak më shumë se 10% të vlerës së kompanisë “STREAM OIL & GAS LIMITED”, të cilat bazuara në vlerën e aksioneve në bursen e Toronto Stock Exchange vlejnë 3,78 milione dollarë. Megjithëse znj. Vokshi në Shqipëri nuk deklaron asnjë kacidhe nga këto të ardhura, kjo pasuri është e deklaruar në insitucionet e qeverisë kanadeze, ku ekziston dokumentacioni i plotë i shoqërisë “STREAM OIL & GAS LIMITED”. Po përveç kësaj kompanie që me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka ekskluzivitetin e kërkimit dhe përpunimit të hidrokarburanteve, z. Tartari rezulton të jetë aksioner dhe në katër shoqëri të tjera që çuditërisht po me vendime të Këshillit të Ministrave përfitojnë koncesione nga qeveria shqiptare. Ajo që bie në sy është fakti që të gjitha këto shoqëri janë krijuar gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike dhe aksionerë janë njerëz të përfolur si të afërm me familjen kryeministrore.
Pasuria
Asnjë nga pesë shoqëritë ku Tartari është aksioner nuk ndodhet në formularin që Albana Vokshi ka dorëzuar në Inspektoratin e Lart

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here