Përveç turqve, rusëve dhe sirianëve, në orën e goditjes me raketën Aim-9X e mbikëqyrnin zonën edhe dy satelitë dhe radarët e 11 vendeve – aeroplanmbajtësja amerikane Vinson, francezja Charles de Gaulle, baza katariote e Al Udeid, dhe më pas anglezët, izraelitët, jordanezët, sauditët, ushtarakëte Emirateve, Bahreinit, Australisë, Kanadasë – dhe të gjithë, pak a shumë, konfirmojnë versionin e 17 sekondave të shkeljes së kufirit. Ka qenë ndoshta një kurth, bie dakord me Kremlinin një analist ushtarak i tel Avivit, Alex Fishman. “Kishte patur një precedent, në 3 tetor. Dhe që atëherë, Putini kishte bashkërenduar me izraelitët dhe jordanezët. Me Erdoganin, kurrë”. Eshtë si të thuash, që rusët po e kërkonin vetë, por edhe turqit po i prisnin. Dhe përveç pilotëve, ndoshta, e dinin të gjithë.
“Fluturonim në 6 mijë metra. Qielli ishte i kthjellët. Raketa erdhi papritur në bishtin e avionit. Nuk e pamë fare. Nuk patëm kohë as të manovrojmë. Pak sekonda më vonë, po binim. Dhe u hodhëm me parashutë…”. Heronjtë janë shpesh të rinj dhe të vdekur, dhe kapitenit Konstantin Murakhtin nuk i duket e vërtetë: është gjallë dhe ecën nëpër spitalin e bazës ajrore të Hmeymim, në tokë siriane, 30 kilometra larg Turqisë, dhe Putini e ka nderuar tashmë me medaljen e Heroit të Rusisë. I hedhur me parashutë në malet e turkomanëve, armiq të Assadit. I gjetur, nuk dihet se si, nga forcat speciale. I ka shpëtuar vdekjes, që mori shokun e tij të fluturimit: “E përjashtoj që të kemi hyrë në Turqi, qoftë edhe për një sekondë – deklaron menjëherë Heroi, i cili u rrëzua teksa bombardonte turkomanët e 24 fshatrave sirianë në kufi. Mund të verifikohet fare mirë në hartat e radarëve, se ku është kufiri dhe ku ndodheshim ne”. Po përse nuk iu përgjigjët paralajmërimit të turqve? “Nuk ka patur asnjë kontakt, nuk kanë ardhur paralajmërime pamorë, as me radio. Nëse F-16 e tyre do të donin të na paralajmëronin para se të godisnin, duhej të fluturonin në krah. Nuk e bënë”.
“Në prapavijën e armikut”
Përtej linjës, apo këtej vijës ndoshta, hajde e gjeje, për pilotët përfundoi si në një dramë të vjetër të Gene Hackman: njëri u vra, tjetri u shpëtua. Murakhtini është meshëndet të mirë, e komunikon personalisht Putini, pasi ambasadori në parisi dhe Ministri i Mbrojtjes kanë shpjeguar tashmë se si kapiteni “ia doli të largohet” në pyje dhe se si “u gjet përmes një operacioni që zgjati 12 orë, nga një komando e përbashkët ruse dhe siriane, që penetroi 4 km e gjysmë në territoret e terroristëve”. Tjetri, jo: aviatori Oleg Peshkov u kap i vdekur nga brigadat turkomane, teksa binte me parashutë, kufoma u shfaq në një filmim. Medalje edhe për të, si dhe për një hero të tretë të Putinit: ushtarin Aleksander Pozynich, i goditur për vdekje në një helikopter Mi-8 që po kërkonte dy pilotëte zhdukur.
Fundi i detajeve zyrtare. Por prapa fanfarave ushtarake, diçka stonon. Ankaraja shpërndan paralajmërimet në radio që, për pesë minuta, dhe çdo 30 sekonda, i janë dërguar Su-24 para se të rrëzohej: “Kujdes, këto janë forcat ajrore turke. Po i afroheni hapësirës tonë ajrore. Devijoni menjëherë rrugën tuaj drejt jugut”. Përveç turqve, rusëve dhe sirianëve, në orën e goditjes me raketën Aim-9X e mbikëqyrnin zonën edhe dy satelitë dhe radarët e 11 vendeve – aeroplanmbajtësja amerikane Vinson, francezja Charles de Gaulle, baza katariote e Al Udeid, dhe më pas anglezët, izraelitët, jordanezët, sauditët, ushtarakëte Emirateve, Bahreinit, Australisë, Kanadasë – dhe të gjithë, pak a shumë, konfirmojnë versionin e 17 sekondave të shkeljes së kufirit. Ka qenë ndoshta një kurth, bie dakord me Kremlinin një analist ushtarak i tel Avivit, Alex Fishman. “Kishte patur një precedent, në 3 tetor. Dhe që atëherë, Putini kishte bashkërenduar me izraelitët dhe jordanezët. Me Erdoganin, kurrë”. Eshtë si të thuash, që rusët po e kërkonin vetë, por edhe turqit po i prisnin. Dhe përveç pilotëve, ndoshta, e dinin të gjithë.