Home Aktualitet Patentat e reja, aplikantet do ti nenshtrohen analizave te reja

Patentat e reja, aplikantet do ti nenshtrohen analizave te reja

639
0

patenta-me-pikePara se të jepet provimi i lejes së drejtimit për makinat, çdo kandidat do të kalojë në një komisioni shëndetësor i cili do të përcaktojë sëmundjet, gjëndjen psikologjike dhe a është i aftë për të drejtuar një makinë. Nëpërmjet një udhëzimi, Ministri i Shëndetësisë ka përcaktuar mënyrën se si do aplikojë një shofer për të rinovuar dokumentat si dhe të rinjtë që aplikojnë për herë të parë. Vizita e parë do të bëhet te mjeku i familjes, i cili do të përcaktojë sëmundjet dhe promblemet shëndetësore(nëse ka).

“Pacientët e siguruar vizitohen në qendrat shëndetësore nga mjeku i familjes dhe më tej nga mjekët specialist, duke kryer vetëm një pagesë pranë qëndrës shëndetësore të kujdesit parësor, ku janë regjistruar. Pacientët e pasiguruar, përveç pagesës pranë mjekut të familjes, paguajnë tek poliklinika dhe vizitat e kryera nga mjekët specialist”, – thuhet në udhëzimin e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Në kartelën shëndetësore, që duhet për të marrë patentët, do të përcaktohen sëmundjet, si diabeti, sëmundjet kardivaskulare, sëmundjet e sistemit nervor dhe shqetësimet psiqike.

Gjithashtu do të kryhen analizat për të njohur nëse vuani nga alkoli apo nga varësia e drogës. “Të përcaktohet përdorimi i subtancave psikotrope dhe sa është varësia nga këto subtanca. Të përcaktohet nëse duhen lente ose syze dhe të shënohen çdo problem i mundëshëm që mund të haset gjatë drejtimit të mjetit”, – thuhet në udhëzim. Kur keni shqetësime të rënda për një nga promblemet e mësipërme, sidomos nëse jeni alkolist apo të varur nga droga atëherë nuk mund të merrni patentën, kjo falë nismës që ka ndërmarrë Ministria e Transporteve për të mos i dhënë leje drejtimi këtyre personave.

“Të gjitha vizitat regjistrohen një një dokument të veçantë, duke shënuar çdo shqetësim që mund të ketë një person. Çdo person që aplikon për lejedrejtimi, fillimisht duhet të pajiset me formularët qëdo të përcaktojnë gjëndjen e shëndetësore, para kalimit në provimin për leje drejtimi”, – përcakton udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë. Qëllimi i udhëzimit është që të parandalojë drejtimin e mjeteve nga persona që mund të kenë prombleme të rënda shëndetësore.

Patenta
Për të marrë patentët duhet të kalohen testet edhe për shqetësimet që mund të keni në veshka. “Të specifikohen sëmundjet e gjakut, sëmundjet e aparatit eurogjential dhe pamjaftueshmëria e rëndë e veshkave”, – thuhet në udhëzimin e ministrit Beqaj, për qendrat shëndetësore.

Përveç çretifikatës mjekësore, një kandidat për të marrë patentën apo një shofer i cili do të rinovojë lejen e drejtimit duhet të dorëzojë një sërë dokumentash të tjera, duke filluar nga kërkesa me shkrim pranë Autoshkollës ku kërkon të rregjistrohet. Dokument identifikimi. Vërtetimin e banimit të lëshuar nga organet e pushtetit vendor dhe dokumentin e përcaktimit të Grupit të Gjakut dhe Rehzusin. Tarifat e shërbimit për të marrë patentët varijojnë nga 500 deri në 3500 lekë.

“Tarifat e shërbimit janë si mëposhtë: Paisje me autorizim për kryerjen e kursit teorik 500 lekë. Provimi i njohurive teorike 500 lekë. Paisje me autorizim për kryerjen e kursit praktik 200 lekë. Provimi i njohurive praktike 1000 lekë(A, B, BE) dhe 1300 lekë (C, D, CE). Vlera e kartonit të lejedrejtimit është3500 lekë”, – thuhet nëvendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor. Për të aplikuar për leje drejtimi duhet të keni mbushur moshën 18 vjeç, ndërsa për të drejtuar ciklomotorët me cilindrat deri në 50 cc duhet të keni mbushur moshën 16 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here