Home Aktualitet Sofia Hellqvist, 30-vjecarja qe nga modele topless u be princesha e Suedise

Sofia Hellqvist, 30-vjecarja qe nga modele topless u be princesha e Suedise

643
0

Sofia Hellqvist do të kurorëzohet sot në martësë me princin e Suedisë, Carlo Filippo. Sofia Hellqvist deri para disa kohësh, ishte një modele ‘topless’ e mbushur me tatuazhe, ndërsa ditën e sotme ajo do të kurorëzohet si princesha e Suedisë. Ajo do të martohet me princin Carl Philip, në një ceremoni madhështore ku do të jenë të pranishëm edhe familje të tjera mbretërore nga Europa. Jeta e Sofias nuk ka qenë ajo e një vajzë kushdo, për shumë vite ka punuar si modele, ka qenë në kopertinat e revistave erotike, madje ka marr pjesë dhe në reality Tv “Paradise Hotel”, i cili në vend njihet si mjaft skandaloz. Por tashmë princesha ka lënë gjithçka pas krahëve dhe kohën e saj ia dedikon punëve vullnetare dhe bamirësive.

“Nuk kam asnjë pishman, të gjitha eksperiencat, që kalojmë në jetë na rrisin, por një gjë e kam që sigurtë, që diçka të tillë nuk do ta ribëjë kurrë më”- ka thënë ish modelja në një intervistë para pak kohësh. Mesa duket thashethemet për të kaluarën nuk i kanë vrarë aspak veshin trashëgimtarit të fronit, si edhe nuk i kanë ndikuar në ndjenjat për 30-vjeçaren bukuroshe, e cila shpesh ka qenë pjese e skandaleve mediatike

[portfolio_slideshow id=19461]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here