Home Shendetesi 10 keshilla qe ndikojne pozitivisht ne peshen tuaj

10 keshilla qe ndikojne pozitivisht ne peshen tuaj

149
0

pesha-idealePjatë më të vogël, konsumimi i ujit para ushqimit dhe rituale të ngjashme sipas ekspertëve nga universiteti MkGil pozitivisht do të ndikojnë në peshën tuaj.

1.Pjatë më të vogël
Studimi nga universiteti Kornell ka treguar se njerëzit mesatarisht deri 20% do të konsumojnë më pak nëse pjata e tyre është më e vogël.

2.Nofulla më e madhe
Ekspertët Italianë kanë zbuluar ndërlidhjen midis nofullës së madhe dhe porcionit i cili konsumohet. Ekspertët kanë theksuar se ata që konsumojnë me nofulla më të vogla konsumojnë shumë më tepër, ngaqe më shpejt grabitin ushqimin dhe më vonë fillojnë ta ndiejnë ngopjen.

3.Konsumoni në shoqëri të meshkujve
Nëse jeni femër, do të duhej të konsumonit me një mashkull, thekson psikologja Meredit Joung. Ajo shpjegon se femrat konsumojnë më pak ushqim në prani të meshkujve, ngaqe porcioni i vogël simbolizon feminitetin dhe ndikon në joshje.

4.Lexojini udhëzimet
Ata të cilët lexojnë udhëzimet në përmbajtjen e ushqimit konsumojnë 5% më pak yndyra, ngaqe i mundon ajo që kanë lexuar, thuhet në studimi mjekësor në Sietëll.

5.Ujë para ngrenies
Ata që konsumojnë ujë para ngrenies, mesatarisht peshojnë një deri dy kile më pak në krahasim me ata që nuk bëjnë të njëjtën gjë, ka zbuluar studimi amerikan.

6.Shmangni dritën gjatë natës
Këtu përfshihet edhe shikimi i TV gjatë natës dhe përdorimi i kompjuterit. Ngjyrat e forta çrregullojnë metabolizmin, si dhe shkaktojnë ndjenjën e urisë.

7.Fshiheni ushqimin e dëmshëm
Ushqimet e shëndosha dhe ato të grimcuara le të jenë në një vend ku mund të shihen, përderisa çipsat dhe çokollata sipas ekspertit Brajën Uasnik do të duhej t’i fshihni. Çdo ditë me ushqime të grimcuara e të dëmshme konsumojmë 200 deri 300 kalori, e kjo nuk do ndodhte sikur të mos i vërenim.

8.Kujdes gjersa jeni në shoqëri
Njerëzit më shumë konsumojnë kur janë në shoqëri me miqtë, se sa kur janë me njerëz të panjohur, zbulon studimi nga universiteti në Nju Jork. Kjo bazohet në lirinë të cilën e kemi me njerëzit e njohur.

9.Kujdes nga miqtë vitalë
Studimi amerikan ka zbuluar se më shumë konsumojmë derisa jemi në shoqëri nga miqtë, të cilët kanë një linjë më vitale.

10.Reklamat e ushtrimeve
Përderisa ushtrimet trupore kanë efektin e vet, ashtu nuk mund të thuhet për ata që shikojnë ushtrimet, zbulon studimi në universitetin Illinois. Ekspertët kanë zbuluar se njerëzit më shumë do të konsumojnë në paraprakisht kanë shikuar një reklamë apo përgatitje për ushtrime.

Previous articleSëmundjet e enëve të gjakut në tru
Next articleUkraine: Forcat luftarake Ruse ne gadishmeri te larte

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here