Home Aktualitet Gazeta britanike “The Telegraph”, publikon hartën e vendeve të rrezikuara nga terrorizmi

Gazeta britanike “The Telegraph”, publikon hartën e vendeve të rrezikuara nga terrorizmi

69
0

Gazeta britanike, “The Telegraph” ka publikuar sot hartën e vendeve të rrezikuara nga terrorizmi. Ndërsa më të rrezikuarat janë vende si Franca e Gjermania, po ashtu edhe Australia, për Shqipërinë duket se rreziku është ulur. Të dhënat janë mbledhur nga kompania globale të menaxhimit të rrezikut, AON.

harta-terrorizmit

“Ekonomitë perëndimore duke përfshirë edhe Francën e Gjermaninë janë duke u përballur me kërcënime më të mëdha terroriste për shkak të ISIL, Al-Kaedës e mbështetësve të saj. Vendet perëndimore si Franca, Gjermania dhe Australia janë duke u përballur me një kërcënim më të madh të ekstremizmit islamik në krahasim me 12 muaj më parë, sipas paralajmërimit të një një raporti të ri”,- shkruan “The Telegraph”.

“Në nëntë vende (ku përfshihet Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Estonia, Irlanda dhe Norvegjia) është rritur kërcënimi nga terrorizmi, kryesisht për shkak të ndikimit në rritje të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levant (Isil), si dhe filialeve dhe mbështetësve të Al-Kaedës. Për Estonisë, thuhet në raport se agresioni rus është shkak për rritjen e rrezikut”,- theksohet në shkrim.

(Mbretëria e Bashkuar ka një vlerësim të rrezikut me 2, i njëjtë njëjtë si vitin e kaluar. Prej nëntë vendeve, tre kanë përjetuar kohët e fundit sulmet terroriste që tronditën botën dhe lanë dhjetëra të vdekur.

Sipas “The Telegraph” janë 21 vende në të cialat është ulur rreziku i përfshirjes nga terrorizmi dhe dhuna politike.

harta-terrorizmit2

1. Albania
2. Bangladesh
3. Barbados
4. Bhutan
5. Brazil
6. Costa Rica
7. Croatia
8. Cuba
9. Czech Republic
10. Egypt
11. Fiji
12. Guyana
13. Honduras
14. Kyrgyzstan
15. Mauritania
16. Mongolia
17. Morocco
18. Mozambique
19. Panama
20. Tunisia
21. Uzbekistan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here