Home Aktualitet KQZ vendos djegien e fletëve. Përfaqësuesit e PS braktisin mbledhjen

KQZ vendos djegien e fletëve. Përfaqësuesit e PS braktisin mbledhjen

604
0

Perfaqesuesit e PS-se kane braktisur mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që KQZ pa pranine e tyre, vetem me 4 vota ka vendosur daten 7 janar per hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve te shkuara parlamentare dhe djegien e fleteve te votimit.

Nenkryetarja e KQZ, Deshira Subashi e ka quajtur absurde gjithe kete situate, e cila sipas saj nuk do te ndodhte nëse do të merrej parasysh kërkesa e dy anëtarëve të KQZ-së.

Ne krye te mbledhjes, PS kerkoi doreheqjen e kreut te KQZ-se, Arben Ristanit. Deklarata është bërë nga përfaqësuesi socialist në KQZ, Genc Gjonçaj, duke theksuar se fletet e votimit nuk duhet të digjen.

“E keni kthyer KQZ-në në një instrument politik, jo vetëm duke ofruar vendimmarrje në kundërshtim me ligjin, por duke djegur provat. Ju zoti kryetar nuk jeni i besueshëm dhe duhet të jepni dorëheqjen”, tha Gjonçaj.

Kësaj kërkese, kreu i KQZ-së, Arben Ristani i është përgjigjur se ka zbatuar gjithnjë ligjet dhe vetëm ligjet dhe nuk i kanë interesuar asnjëherë konsideratat politike.

“Arbitri i zgjedhjeve të kaluara ka qenë OSBE dhe ODIHR dhe po ta lexoni raportin ai shprehet se KQZ-ja ka kryer detyrën me paanshmëri dhe në mënyrë të veçantë kryetari i KQZ-së ka drejtuar me panashmëri dhe transparence”, tha Ristani.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sot për kutitë e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Sipas njoftimit të KQZ-së, në projektvendim parashikohet se hapja e kutive, boshatisja e tyre dhe transportimi i fletëve në vendin ku do të bëhet djegia, të cilat do të zgjasin 60 ditë.

Në rendin e ditës së mbledhjes së sotme është shqyrtimi i projekt-vendimit: “Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 28 qershor 2009”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here