Nëse një ditë vendos të martohesh, konsultohu atëherë me këtë listë gjërash argëtuese, të çmendura dhe absurde që duhet të provosh përpara se të marrësh rrugën për në altar.
1- Dil vetëm nga dëshira për t’u argëtuar
Duhet ta pranosh se je tashmë e ndërgjegjshme se një burrë nuk paraqet gjithmonë cilësitë e duhura për t’u bërë i fejuari yt, nuk të telefonon kur thotë se do ta bëjë këtë vetëm se ai interesohet vetëm për veten e tij dhe nuk të kushton vëmendjen që ti meriton. Por megjithatë ky është një tip që të kënaq herë pas here sepse është tepër i shkathët kështu që mundohu ta shfrytëzosh duke mbajtur parasysh faktorin kënaqësi personale.
2- Jeto vetëm
Nëse nuk do që trajektorja e jetës tënde të jetë vetëm ajo që shkon nga shtëpia e prindërve të tu tek shtëpia e të fejuarit apo bashkëshortit tënd me një ndalesë në konviktet e kolegjit apo universitetit, mundohu të jetosh një eksperiencë të të jetuarit tërësisht e pavarur. Autonomia totale do të thotë të shijosh tërësisht jetën në shoqërinë tënde, aftësia për të kryer dhe përmbushur të gjitha detyrat vetjake. “Më pëlqente tej mase të jetoja vetëm, kujton Suzana, një gazetare 34- vjeçare, mund t’i kushtosh një mbasdite të tërë ritualeve të bukurisë ose të gatuash tërë kohës. Të jetosh vetëm do të thotë të piqesh sa më shumë, nëse dikush tjetër paguan faturat për ty ose kryen punët e shtëpisë për ty, kjo nuk të mëson kurrë të marrësh përgjegjësitë e jetës tënde”.
3- Kapërce frikën e të rënit në dashuri kokë e këmbë
Të gjitha kemi frikë kur bëhet fjalë për të krijuar marrëdhënie sentimentale. “I fejuari im më mashtronte dhe që nga ky rast e kam të vështirë të krijoj besim tek burrat”, kujton Laura 32- vjeçare. Nga kjo të duket se pas unazës së martesës, vellos dhe gjithë ceremonisë edhe ty mund të të ndodhë e njëjta gjë. Pavarësisht nga kjo çlirohu nga frika jote dhe mbështetu në arsye më të forta për t’u lidhur me një burrë.
4- Besoji xhepave të tu
Do të jetë fëmijërore të mendosh se kur të martohesh do të jetosh në kurriz të burrit tënd apo se prindërit e tu do të vazhdojnë të të ndihmojnë ekonomikisht. As mos e ço nëpër mend që të shmangësh përgjegjësitë e tua ekonomike. E mira do të jetë të kursesh dhe një pjesë të detyrimeve mujore t’i përmbushësh vetë. Një marrëdhënie nuk duhet të ketë asnjë kufizim apo kusht të çfarëdo lloji, bile as edhe ekonomik. A nuk është e rëndë ta pyesësh bashkëshortin tënd se si shkoni nga ana financiare.
5- Ji spontane
Mos ki frikë të jesh e ndryshme nga dita në ditë, merr pjesë në konkurse që mendon se do t’ia dalësh mbanë, shijoje lirinë që ke për momentin dhe mos ia vër veshin shpesh mikeshave të tua. Nëse jeta jote paramartesore është një rutinë e vërtetë, kështu ka rrezik të vazhdojë edhe në bashkëjetesë dhe më pastaj. Nuk rrezikon asgjë të provosh diçka që s’e ke provuar, si mund të thuash për japrakët me gjethe rrushi që nuk të pëlqejnë nëse nuk i ke provuar kurrë.
6- Hiq dorë nga një punë që nuk të pëlqen
“Ndihesh në siklet në punën tënde? Nëse nuk beson në të, është e pamundur që t’i dedikohesh asaj me entuziazëm. Por mos shpreso që të largohesh nga puna jote, siç bëjnë shumë vajza të tjera duke shpresuar se do të takosh një djalë dhe pastaj do të japësh dorëheqje. “Unë kisha dy preokupacione: nuk më pëlqente puna ime (isha shitëse) dhe nuk kisha të fejuar”- shpjegon Alma, 29 vjeç.Por nuk e kuptoja pse më ishte krijuar ideja se po të ndërroja punë do të gjeja edhe të fejuar. Mendoja se puna që nuk më pëlqente më pengonte të gjeja edhe lumturinë në dashuri.” Krejt e gabuar. Në vend që të ndërrosh punën për të gjetur një të fejuar, më mirë gjej një punë që e ke pasion. Dashuria nuk duhet të shndërrohet as në një barrierë mbrojtëse as një arenë ku ty të të jepet mundësia të luftosh.
7- Gjej miq të rinj
Por ama të mos jenë brenda rrethit tënd shoqëror të zakonshëm, si për shembull miq të shkollës, të punës apo të rrethit familjar… Fito më shumë liri, dil zbulo eksperienca të reja dhe njihu me njerëz të rinj. Kështu dil me mikeshën tënde që njohe në supermarket apo me djaloshin simpatik dhe interesant që njohe në një ekspozitë apo panair. Nëse e kalon tërë kohën me të njëjtët njerëz dhe në të njëjtat vende, asnjëherë nuk do të zbulosh aftësitë dhe kufizimet e tua.
8- Bëhu mikja më e mirë e vetvetes
Mendon se je robinë e klishesë “arri idealen” dhe se kjo nuk të jep mundësi të shfrytëzosh jetën tënde deri në fund? Mendohu mirë. Sillu në mënyrën më të mirë që e mendon dhe që të pëlqen për të gjetur burrin e ëndrrave të tua.Dërgo lule dhe ha darkë nën dritën e qiriut ose lejoi vetes një seancë çlodhëse në një institut bukurie. Përdore këtë etapë të jetës tënde për të zbuluar se çfarë të argëton, shijo veten me dhurata që i ke merituar plotësisht dhe para së gjithash mëso të marrësh dhe të dhurosh sa më shumë dashuri. Ç’të kushton të pranosh një tufë me lule kur mendon se pas kësaj do të kesh përkrah për gjithë jetën një burrë të mrekullueshëm.
9- Bëj blerje të rëndësishme
Një kolltuk të rehatshëm, një pardesy praktike, një udhëtim. Nëse zotëron mjetet e duhura, bëj blerjet e duhura, mendohu se gratë e martuara nuk mund t’i lejojnë vetes gjithçka edhe pse mund të fitojnë para në mënyrë të mjaftueshme. “Im shoq administron paratë tona, – tregon Aida 33- vjeçare, dhe kur guxoj t’i kërkoj ndonjë gjë duhet ta bisedoj me të paraprakisht dhe t’i marr atij aprovimin. Kur më shkrepte përpara diçka në kokë për ta blerë e blija dhe kaq, kjo nuk ndodh më tani”.
10- Mëso për jetën në çift që të pret
“Unë u martova me të parin dhe të vetmin djalë që njoha, tregon Ilva 27-vjeçare, dhe nuk kisha asnjë ide për jetën seksuale, sepse nuk kisha pasur marrëdhënie me askënd përpara”Prandaj në situata të tilla shija që provon kur zbulon këtë veprim si dhe veprimi vetë shpesh janë zhgënjyes. Jo vetëm sepse zbulimi mund të duket më joshës se sa rezultatet e veprimit që mundtë zhgënjejnë në një masë tepër të madhe.
11- Mbrohu nga padrejtësitë
Të mos kesh një burrë në jetën tënde nuk do të thotë të mos kërkosh dhe të mbrosh të drejtat e tua dhe të lejosh që padrejtësi të caktuara të bëhen në kurrizin tënd, si për shembull të mos kesh të drejtë të kërkosh një tavolinë të mirë në restorant ose të kërkosh të zësh një vend të privilegjuar social. “Më përpara me shumë vështirësi e kuptoja përse duhet të këmbëngulja në kërkimin e një të drejte, thotë Meri 27-vjeçare, stiliste, por tani jam tepër e vetëdijshme sepse nuk mund të lesh askënd të të marrë nëpër këmbë dhe se duhet të mësosh të mbrosh të drejtat e tua etëm, me hir ose pahir”.
12- Mëso të gatuash
Po pate këtë aftësi do të dish si tua fitosh zemrën miqve të tu. Kjo është tepër pozitive edhe në marrëdhëniet me burrin tënd të ardhshëm. Kjo nën kupton që duhet ta kalosh nivelin e omëletës dhe makaronave dhe të kalosh në gjëra më të komplikuara si të tavat me te mbushura dhe mishrat me garniturë. Mund të konsultohesh me një libër kuzhine se si të përgatisësh gjellërat për të përmirësuar teknikën tënde të gatimit. Kënaqësia jote kur të të vlerësojnë se je as në kuzhinë do të jetë tepër më e madhe se kënaqësia që vetë pjatat ofrojnë.
13- Mëso të duash trupin tënd
“Nuk e keni idenë se sa kohë kaloja me fiksimin se kisha shtuar në peshë, thotë Irisi 28-vjeçare, përpara se të martohesha. Pas kësaj fillova të pranoja ndryshimet ne bustin tim dhe rëndësi kishte që ky i pëlqente burrit tim”. Duhet të të mbushet mendja se bukuria e vërtetë qëndron brenda teje dhe tek fakti se sa e dashuron një burrë dhe që pamja e jashtme mbase të kalojë edhe në plan të dytë. Por është më e vështirë kur je vetëm dhe I vetmi burim informimi në këtë fushë mbetet pasqyra. E vetmja zgjidhje është të mësosh të duash trupin tënd dhe kur ke mundësi të punosh ta ndryshosh atë pa kaluar në teprime që shpesh çojnë në degradim.
14- Shko me pushime me mikeshat e tua
Telefono mikeshat e tua më të mira, mbush makinën me karburant ose prenoto biletën e avionit, vër disa bluza pambuku, jeans dhe disa të brendshme në një çante dhe nisu ” Një nga gjërat e lezetshme të të qenit beqare është liria për të shkuar ku të teket pa u preokupuar për asgjë, thotë Mimoza 29-vjeçare, Motra ime më e madhe është e martuar dhe shoh se i kushton qimet e kokës që të udhëtojë. Ndërsa unë mund të kaloj gjithë Evropën sepse nuk kam preokupime familjare dhe as një burrë me të cilin duhet të më përputhen shijet.
15- Por ata çfarë mendojnë?
Për pjesën më të madhe të burrave mosha ideale për t’u martuar është 32 vjeç. 72 për qind janë për klasiken dhe preferojnë të bëjnë propozimin për martesë duke i rënë në gjunjë të dashurës së tyre. 85 për qind e të martuarve mendojnë dhe shpresojnë ta kalojnë jetën së bashku me bashkëshorten e tyre deri në vdekje.