Një avion gjerman Airbus A320 u rrëzua në jug të Francës në Alpet e Provenzës pranë rajonit Digne, duke shënuar një tragjedi ajrore ku të 148 pjesëtarët në bordin e tij humbën jetën, pjesa më e madhe e tyre gjermanë dhe spanjollë.
Avioni i kompanisë fluturuese Lufthansa Germanwings u përplas në jug të Francës gjatë fluturimit nga Barcelona drejt Duesseldolfit.
Presidenti i Francës Fransua Holond dhe kryeministri Valls dolën në një konferencë për mediat ku dhanë lajmin tragjik se të gjithë pjesëtarët në bordin e avionit kishin humbur jetën. (142 pasagjerë, dy pilotët dhe 4 pjesëtarë të ekuipazhit)
Ora 12:55 Avioni po fluturonte shume ulet
Për momenti shkaqet janë të panjohura, por mësohet se në momentin e rrëzimit kushtet atmosferike nuk përbënin rrezik. Ndërtimi i dinamikës së aksidentit tregon se ndihma e parë nga avioni është kërkuar në orën 10:47 dhe pak minuta më pas është zhdukur nga radarët. Sipas France Info, avioni ka fluturuar në një nivel shumë të ulët, rreth 1800 metra kur malet janë të larta deri në 3 mijë metra.
Ora 12:30 Hollande: Asnjë i mbijetuar, shumica e viktimave gjermanë
Presidenti francez, Francois Hollande në një deklaratë për mediat pas aksidentit tragjik ajror u shpreh se nuk ka asnjë të mbijetuar dhe shumica e viktimave janë gjermanë.
“Asnjë i mbijetuar, shumica e viktimave gjermanë.”- tha presidenti francez Francois Hollande.
Ndërsa ministri Manuel Valls theksoi se ka kërkuar që të ngrihet Këshilli Ndërministror për krizat.
Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve është duke udhëtuar drejt vendit ku ka rënë avioni. “Për momentin është i panjohur shkaku”- ka shtuar ai duke folur për rrëzimin e avionit.
Ora 12:00 Avioni humbi gjurmët rreth orës 11:20
Sipas njoftimeve nga Qendra e Kontrollit Ajror avioni është zhdukur nga radarët në orën 11:20. Dy helikopterë të policisë janë nisur drejt vendit ku mendohet se është rrëzuar avioni.