Home Aktualitet Tirane, shperthim eksplozivi afer nje lokali, 3 te plagosur

Tirane, shperthim eksplozivi afer nje lokali, 3 te plagosur

694
0

shperthimNjë shpërthim me eksploziv ka ndodhur në hyrje të një lokali i cili administrohej nga biznesmeni i ndërtimit Armand Çeka dhe Artur Sharra.

Nga shpërthimi i ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën “Pjetër Budi” janë plagosur 3 persona, ​mes tyre dhe 2 administratorët e “Crifon” i cili përdorej si lokal dhe hotel.

Të plagosurit janë Julian Çela 28 vjeç dhe Armand Çeka 33 vjeç,  janë në gjëndje të rëndë në Spitalin e Traumës, ndërkohë që Artur Sharra 46 vjeç është i plagosur më lehtë.

Shpërthimi ndodhi në hyrje të “Qytetit Studenti”.

Një dëshmitar i cili kishte parë momentin e shpërthimit tregoi ekskluzivisht për A1 Report si ndodhi.

“Ndodhi një shpërthim i madh. Shikoj një njeri që ulëret, komplet i mbushur me gjak.  Më pas një makinë mori të plagosurit, më duket se njërit i ishin prerë këmbët. Dëgjoja të bërtitura dhe klithma”- thotë një dëshmitar për gazetarin Gerti Xhaja.

ORA 12: 09 HETIMET PARAPRAKE: ARMAND ÇEKA OBJEKTIV I ATENTATIT
Nga hetimet paraprake mësohet se objekt i atentatit është biznesmeni Armand Çeka. Shpërthimi mendohet se ka ndodhur në momentin kur personat, kanë dashur të hapin lokalin. Ky është atentati i dytë ndaj biznesmenit Çeka, të cilit më 4 shtator i është vënë eksploviz makinës së tij. Automjeti pësoi dëme materiale ndërkohë që Armand Çeka nuk pësoi lëndime.

ORA 11: 46: MJEKET: ÇEKA DHE ÇELA NE GJENDJE TE RENDE
Mjekët e spitalit Ushtarak thonë se “Armand Çeka ka humbur shumë gjak”. Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe Julian Çela,  i cili rrezikon të humbasë këmbën. Artur Sharra, 46 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ORA 11: 39 POLICIA: SHPERTHIMI ME EKSPLOZIV
Policia konfirmon se kemi të bëjmë me shpërthim me eksploziv. Po punohet për mbledhjen e provave.

ORA 11: 16 DESHMIA PER A1 REPORT: SHPERTHIMI ISHTE I FUQISHEM 
“Ndodhi një shpërthim i madh. Shikoj një njeri që ulëret, komplet i mbushur me gjak.  Më pas një makinë mori të plagosurin, më duket se ishin prerë këmbët. Dëgjoja të bërtirura dhe klithma”- thotë një dëshmitar për gazetarin Gerti Xhaja i cili ndodhet në vendin e ngjarjes.

ORA 11:10 JULIAN CELA  RENDE 
Gazetari Gerti Xhaja nga vendi i ngjarjes thotë se godina ndodhet 100 metra në vijë ajrore nga ambasada amerikane duke bërë që në vendngjarje për t’u interesuar të mbërrijnë dhe personel i  kësaj ambasade. Shpërthimi ka qenë vërtet i fuqishëm dhe ndodh në një zonë të populluar, pranë së cilës ndodhet dhe kopshti public 41. Julian Çela është në gjëndje më të rëndë në spitalin e traumës.

ORA 10: 55 I PLAGOSUR ARMANDO CEKA 
I plagosur ka mbetur biznesmeni i ndërtimit Armand Çeka, i cili më 4 shtator iu vu eksploviz makinës së tij. Automjeti pësoi dëme materiale ndërkohë që Armand Çeka nuk pësoi lëndime.

ORA 10:10  NE VENDNGJARJE FORCAT E POLICISE 
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e komisariatit 1 por dhe drejtuesit e policisë së Tiranës.

Në vendngjarje janë dhe ekspertë të xhenios për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit. Dyshohet se kemi të bëjmë me një shpërthim me eksploziv.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.

Godina ku ndodhi shpërthimi është dy katëshe, dhe përdorej si lokal dhe hotel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here