Home Shendetesi Vitaminat, ku mund ti gjejme dhe si ndikon mungesa e tyre ne...

Vitaminat, ku mund ti gjejme dhe si ndikon mungesa e tyre ne organizem

2161
0

vitamin3Mungesa ose sasia e pamjaftueshme e vitaminave dhe mineraleve në ushqim mund të kuptohet me shenjat që lë në tërë trupin.
Kuptoni se çfarë përpiqet t’u thotë trupi juaj për vitaminat dhe mineralet që i mungojnë.

Buzët e çara
Mungesa: vitamina B2, sasia e rekomanduar ditore është 1,3 mg për meshkujt dhe 1,1 mg për femrat.
Çarjet dhe plagët rreth buzëve mund të tregojnë për mungesën e vitaminës B2, nutrientit të domosdoshëm për prodhimin dhe rritjen e qelizave.
Kjo vitaminë është e nevojshme edhe për shndërrimin e ushqimit në energji, ndërsa lodhja dhe migrena po ashtu mund të tregojnë për mungesën e saj.
Një gotë qumësht në ditë do ta eliminonte këtë mungesë.

Shqisa e dobët e shijes
Mungesa: zinku, sasia e rekomanduar ditore është 5.5 deri 9,.5 mg për meshkuj dhe 4 deri 7 mg për femrat.
Shenjat e tjera të mungesës së zinkut mund të jenë infeksionet e shpeshta dhe shërimi më i ngadalshëm i plagëve, meqenëse ky mineral ka rol vital në funksionimin e sistemit të imunitetit dhe ripërtëritjen e qelizave.
Zgjidhja është mishi i kuq. Mishi i viçit apo i qengjit është burimi më i mirë i zinkut. Një deri në dy porcione në javë duhen të jenë të mjaftueshme. Zink ka edhe në arrat indiane, kikirik dhe drithërat e papërpunuara.

Problemet me stomakun
Mungesa: vitamina A, sasia e rekomanduar ditore është 0,7 mg për meshkujt dhe 0,6 mg për femrat.
Shenja më e shpeshtë e mungesës së vitaminës A është mosrezistenca në infeksionet më të dobëta, pasi që kjo vitaminë është e nevojshme për prodhimin e sipërfaqeve mbrojtëse të cilat parandalojnë bakteret të hyjnë në sistemin respirator dhe në zorrë.
Një karotë në ditë ose shujta e kohëpaskohshme me mëlçi duhet të jenë të mjaftueshme. Femrat shtatzënë nuk do duhej të hanë mëlçi, pasi që teprimi me vitaminë A mund t’i bëjë dëm fetusit.

Nervozizmi
Mungesa: hekuri, sasia e rekomanduar ditore është 8.7 mg për meshkujt dhe 14.8 mg për femrat.
Lëkura e zbehtë, marramendja dhe thonjtë e rrumbullakuar janë shenjat më të shpeshta të mungesës së hekurit, derisa nervozizmi (së bashku me lodhjen dhe koncentrimin e keq) është simptomat më e shpeshtë e hershme.
Hekuri është përbërësi kyç i rruazave të kuqe të gjakut dhe u mundëson të mbledhin oksigjenin dhe ta përhapin në organizëm.
Mishi i kuq, frutat arrore dhe perimet janë burime të mira të hekurit. Shtesat e ushqimit duhet të përdoren vetëm në raste të rënda të mungesës së hekurit.vitamina

Nyjat e ënjtura
Mungesa: kaliumi, sasia e rekomanduar ditore është 3.5 mg.
Kaliumi ndihmon rregullimin e ujit në organizëm, ndërsa mungesa e tij, në veçanti nëse kombinohet me tepër shumë kripë dietale mund të çojë deri te shtypja e lartë e gjakut.
Rreth pesë porcione në ditë me pemë dhe perime janë të mjaftueshme të siguroheni nga mungesa e kaliumit, përcjell koha.net. Bananet në veçanti janë të pasura me këtë mineral.

Dhimbja në gjithe organizmin
Mungesa: vitamina D, sasia e rekomanduar ditore është 5 mcg.
Eshtrat e dobëta janë shenjë e mungesës së rëndë dhe afatgjate të vitaminës D, derisa dhimbja në tërë trupin, të ndierit të dobët dhe lodhja janë shenjë e mungesës së lehtë. Dhimbjet e shpeshta në shputa, ije, shpinë dhe gjunjë flasin për mungesën e vitaminës D.
E rëndësishme është edhe për mbrojtjen e sistemit të imunitetit dhe mbron edhe nga kanceri.
Peshku i pasur me vaj, si salmoni dhe sardelet, janë burim i mirë i vitaminës D. Po ashtu 20 minuta ekspozim në diell janë të mjaftueshme për organizmin për të siguruar sasinë e nevojshme ditore të kësaj vitamine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here