Home Politike Rama: Vizita ne Beograd nuk anullohet

Rama: Vizita ne Beograd nuk anullohet

748
0

edi-ramaKryeministri Edi Rama ka folur për agjencinë e njohur të lajmeve “Reuters” mbi incidentet e ndodhura në stadiumin e “Partizanit” në Beograd mes përfaqësueses së Serbisë dhe Kombëtares shqiptare si edhe për vizitën e planifikuar në kryeqytetin serb.

Zoti Rama ka thënë se ndjehet tejet i zhgënjyer me komentet e zyrtarëve serbë pas incidenteve, por u zotua se kjo ngjarje nuk do të ndikojë në vizitën e tij në Beograd më 22 tetor dhe ajo nuk do të anulohet.

“Ne nuk duhet të nxitemi nga politika dhe urrejtja e së kaluarës e as nuk duhet të nxitemi nga një lojë futbolli. Unë jam shumë i vendosur për të shkuar përpara. Ne nuk do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë, si ajo qe ky rajon ka vuajtur aq shumë, sepse ky rajon tashme kishte gjetur paqe. Ne jemi në paqe jo sepse duam të dalim si engjëj, por për shkak se ne jemi të gjithë të bindur se Evropa është destinacioni ynë dhe ne duam të jemi pjesë e familjes evropiane si anëtarë të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Kryeministri Rama.

Ndërsa për sa i përket objektit fluturues, Rama u shpreh se ishte e qartë që ai erdhi nga jashtë.

“Nuk e imagjinoj se si dikush mund të hynte në stadium me një drone, kur aty nuk u lejuan as shallet me simbolet kombëtare të Shqipërisë ”, shtoi Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here