Bosi i “Albademil”, Mihal Delijorgji dhe ish-kreu i “Meicos”, Ylli Pinari dhe ish mbikqyresi i MEICO-s Sokol Ngjeci, tre të akuzuar si përgjegjës për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec, kanë lënë dje qelitë pak orë pasi gjykata e Tiranës dha masën e “arrestit në shtëpi”. Rreth orës 17.30 minuta, të së hënës tre të pandehurit kanë lënë qelitë e paraburgimit në burgun 313.
I pari që ka lënë pas hekurat ka qenë ish mbikqyrësi i MEICO-s Sokol Ngjeci. Për ta pritur kishin dalë djemtë e tij.
Ish drejtori i MEICO-s Ylli Pinari ishte idyti që la dje qelinë, dhe u ëprcoll nga djali i tij drejt shtëpisë.
Ndërsa iIsh bosi fabrikës së demontimin, shpërthimi i së cilës i mori jetën 26 vetëve, Mihal Delijorgji ishte i fundit që la qelitë e 313. Delijorgji u arrestua më 17 marsit 2008,dy ditë pas shpërthimit të fabrikës në Gërdec. Delijorgji u prit nga të afërm të tij.
Vendimi u mor dje nga gjykata e Tiranës, nga treshja gjykuese e kryesuar nga Ridvan Hado, që po shqyrton në themel dhe dosjen “Gërdeci”. Gjykata konstatoi shuarjen e masës së sigurisë për tre të pandehurit, për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tyre nga qelitë e burgut 313 në Tiranë dhe dërgimin e tyre në “arrest shtëpie”. Treshja gjykuese iu referua një vendimi të Gjykatës së Lartë, që më 2 shkurt liroi nga burgu bashkë të pandehurin Dritan Minxolli, ish-drejtori i fabrikës së Gërdeci.