Home Politike Kotrolli i pasurise: Gjobitet Dritan Prifti, Majlinda Bregu nën hetim

Kotrolli i pasurise: Gjobitet Dritan Prifti, Majlinda Bregu nën hetim

1101
2

Inspektorati i Pasurive u ka dhënë përgjigje të gjitha akuzave të klasës politike lidhur me pasuritë e paligjshme të disa zyrtarëve të lartë. Kështu, ILDKP nxjerr “të pastër” kreun e Bashkisë së Tiranë, Edi Ramën, dhe “nxin” ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Priftin, të cilit i ka vënë edhe 300 mijë lekë gjobë. ILDKP deklaron se bashkëshortja e Priftit ka rritur të ardhurat në mënyrë të kundërligjshme dhe Prifti ka emëruar si anëtar të Këshillit Mbikëqyrjes të OST shtetasin Rasim Hamzaraj, i cili kishte konflikt interesi. Po ashtu, Inspektorati i Deklarimit të Pasurive thekson se ministrja e Integrimit, Mjalinda Bregu është ende nën hetim, ndërsa i është vënë gjobë bashkëjetuesit të deputetes Albana Vokshi për refuzim të deklarimit të pasurisë.
Shkeljet
Inspektorati i Pasurive deklaron se ish-ministri i METE, Dritan Prifti, ka shkelje ligjore në mënyrën e rritjes së pasurisë të bashkëshortes së tij, znj.Meri Prifti. Gjithashtu ky institucion bën me dije se “Prifti është gjobitur me 300.000 lekë gjobë për shkak të konfliktit të interesave, si Ministër, në emërimin e shtetasit Rasim Hamzaraj, më 23.09.2009, si Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së OST, duke qenë se ai konsiderohej “person i besuar” me subjektin, pasi kishte në administrim kapitalet e bashkëshortes së subjektit Prifti pak ditë para emërimit, më 10.09.2009”. Po ashtu, ILDKP ka gjobitur edhe shtetasin Rasim Hamzaraj me 30.000 lekë për “Refuzim për deklarim me kërkesë nga ana e personit të lidhur”. Për shkeljet e evidentuara, ILDKP ka vënë në dijeni organin e Prokurorisë, Ministrinë e Financave, Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për të vijuar hetimin dhe kontrollet në kompetencë të tyre. Po ashtu, Inspektorati ka gjobitur bashkëjetuesin e deputetes Albana Vokshi, me 30 mijë lekë për refuzim të deklarimit të pasurive.
Zyrtarët e “pastër”
Inspektorati i Lartë i deklarimit të Pasurive deklaron, se Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht edhe Partisë Socialiste nuk ka asnjë shkelje në deklarimin e pasurisë së tij, pasi gjithçka që ai ka deklaruar përputhet me hetimet në terren të këtij institucioni. Po ashtu ILDKP mohon se miku i Ramës, Dritan Avllaj të ketë përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë apo të ketë lidhur kontrata. Po ashtu për ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, ILDKP deklaron se është ende nën hetim.

Subjekti Edi Rama, me funksion Kryetar i Bashkisë Tiranë
Ka kaluar në kontroll të plotë, i përzgjedhur nga shorti i zhvilluar në 29.04.2010. Në përfundim të procedurave investiguese, rezulton se ka përputhje mes vetëdeklarimit nga ana e subjektit dhe të dhënave të marra nga ILDKP në të gjithë regjistrat publikë dhe privatë. Gjatë veprimeve kontrolluese, Inspektorati i Lartë ka kërkuar informacion nga Bashkia Tiranë për marrëdhënie që mund të kishte krijuar shtetasi Dritan Avllaj me këtë institucion. Nga përgjigja zyrtare e Bashkisë Tiranë rezulton se ky shtetas, për të cilin ka pasur diskutime në media se ka lidhje interesash private me subjektin Edi Rama, nuk ka lidhur kontrata dhe nuk ka përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Subjekti Dritan Prifti, me funksion deputet, ish-ministër i METE
Ka kaluar në kontroll të plotë pas informacioneve në media më 27.07.2010. Në përfundim, ILDKP ka krijuar dyshime të arsyeshme se nga ana e subjektit dhe nga “personi i lidhur” me të, bashkëshortja, znj. Meri Prifti, janë kryer veprime të kundërligjshme në mënyrën e krijimit të pasurive, në rastin e rritjes së përqindjes së aksioneve në “FORTIS 2” sh.p.k pa dhënë asnjë kontribut real në vlerë apo në natyrë, përveç kapitalit fillestar; si edhe në realizimin e kontratës së shit-blerjes së aksioneve në këtë shoqëri në vlerën 242.704.970 lekë, në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr.9367, dt.7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

Subjekti Albana Vokshi, me funksion Deputet
Kontrolli ka nisur më 30.07.2010 për shkak të dyshimeve në media. ILDKP po vazhdon procedurën e hetimit administrativ, ndërkohë që ka gjobitur me 30.000 lekë shtetasin Arian Tartari për “Refuzim për deklarim me kërkesë nga ana e personit të lidhur”. Mungesa e ndëshkimit në Kodin Penal për mospërmbushjen e detyrimit për deklarim nga ana e “personit të lidhur” detyron ILDKP të mos marrë masa të mëtejshme.

Subjekti Majlinda Bregu, me funksion Ministër i Integrimit
Ka kaluar në kontroll të plotë më 17.08.2010 për shkak të disa informacioneve që kanë mbërritur në ILDKP në numrin pa pagesë 0800-9999. Është ende në proces hetimit administrativ, pasi është në shqyrtim edhe “deklarimi me kërkesë” i “personit të lidhur” me subjektin Majlinda Bregu, shtetasi Hektor Ajazi, i cili e ka dorëzuar formularin e interesave private në Inspektoratin e Lartë.

Subjekti Kujtim Qefalia, me funksion Kryetar i Komunës Dajt, Tiranë
Ka kaluar në kontroll të plotë më 23.09.2010. Për të kryer hetime të mëtejshme dhe të thelluara, ILDKP ka njoftuar shtetasin Ylber Kalaja, “person i lidhur” me zyrtarin për të bërë “deklarim me kërkesë”. Ky detyrim nuk është përmbushur nga shtetasi Kalaja dhe, për këtë arsye, Inspektorati i lartë e ka gjobitur me shumën 30.000 lekë për “Refuzim për deklarim me kërkesë nga ana e personit të lidhur”.

ILDKP, procedim penal për katër zyrtarë në rrethe
Inspektorati i Lartë ka kërkuar nisjen e procedimit penal bazuar në nenin 257/a të Kodit Penal, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike” për subjektet;Astrit Farruku, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Burrel, për dyshime mbi krijimin e vlerës monetare 55.000 euro për blerje apartamenti; Adil Agolli, ish-Doganier, Qafë Thanë, për mosmbulim me burime të ligjshme të shumës 3 milionë lekë të reja, si edhe për rivlerësimin e asetit ndërtesë në pronësi të tij. Joana Konomi, ish-Përmbaruese Gjyqësore, për mosmbulim me të ardhura të detyrimeve financiare të saj dhe bashkëshortit, në shumën 115.000 euro; Arben Aliu, ish-Doganier, Kukës, për mosdeklarim dhe mosmbulim të disa llogarive bankare në shumën totale 2.8 milionë lekë të reja.

ILDKP gjobit 12 zyrtarë për konflikt interesi
Besard    Banushi    Inspektor,    Tatime,    Gjirokastër    100,000 lekë
Endrit    Maloku     Inspektor, Tatime,    Fier    100,000 lekë
Isa Ramaj    Kryetar Komune Qendër,    M.Madhe    100,000 lekë
Ledina    Ferko    Inspektore,    Tatime,    Fier    100,000 lekë
Vjollca Dokolli     Inspektore,Tatime Tiranë            100,000 lekë
Halil    Cara    Doganier,    Durrës    100,000 lekë
Ylli    Muho    Kryetar    Komune,    Antigone,    Gjirokoastër    100,000 lekë
Ened    Kosova    Doganier,    Kapshticë    100,000 lekë
Denada    Kote    Inpektore    Tatime    Elbasan    150,000 lekë
Perikli    Zisi    Drejtor i Auditit,    Bashkia Sarandë    10,000 lekë
Osman Balani    Drejtor Ekonomik,    Bashkia Sarandë    10,000 lekë
Syrja    Ormënaj    Kryetar Bashkie,    Ura Vajgurore    200.000 lekë

2 COMMENTS

  1. Funksioni i parave | MBRET I TREGUT Merreni me mend sikur teb kihsit nevojeb pebr njeb paleb kebpuceb teb reja, dhe pebr t’i blereb ato do teb duhej t’i mblidhnit teb gjitha kebpucebt e vjetra teb anebtarebve teb familjes pebr t’i kebmbyer me to. Me siguri qeb kjo do teb ishte shum

  2. Nuk po kuptoj shifrat me te cilat jane gjobitur. Behet fjale per rreth 700 euro. Eshte shifra minimale qe gjobitet nje sipermarres nese nje prej punetoreve ne nje kantier ne Itali nuk kam veshur kepucet per pune.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here