Home Ushqim Cokollatat “Mars” dhe “Snickers” ndalohen nga qarkullimi

Cokollatat “Mars” dhe “Snickers” ndalohen nga qarkullimi

1371
0

mars“Mars” dhe “Snickers” do të ndalohen nga qarkullimi për një afat të pacaktuar. Prodhuesi amerikan i çokollatave “Mars Inc” ka njoftuar se do të bëjë tërheqjen e çokollatave “Mars” dhe “Snickers” si dhe disa produkte të tjera po nga kjo kompani në Gjermani dhe në Holandë, por edhe në disa shtete të tjera europiane. Kjo masë erdhi pasi një konsumator në Gjermani, në muajin janar, gjeti në çokollatën “Snickers” produkte plastike.

Rasti i përsëritur në Holandë me çokollatën “Mars” ka bërë që kompania të tërheqë nga tregu të gjitha çokollatat që u përkasin datave të skadencës 19 qershor 2016 deri më 8 janar 2017: “Duam që të gjithë konsumatorët që kanë blerë ato produkte të skaduara të mos i konsumojnë”, – ka thënë kompania në një deklaratë zyrtare të publikuar në faqen e saj.

Siç shkruan BBC, rasti i gjetjes së çokollatave të skaduara ka bërë që kompania të tërheqë nga tregu të gjitha llojet e çokollatave nga kjo kompani: “Mars”, “Scnickers”, “Milky Way”.

Megjithatë, kompania nuk ka bërë publike sasinë e produkteve dhe as koston financiare që do t’i kushtojë kjo tërheqje nga tregu, ndërkohë që bën të ditur se së shpejti do të japë detaje të tjera për këtë problem dhe kohën sa do të zgjasë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here