Home Ushqim Perfitimet e konsumimit te hudhres

Perfitimet e konsumimit te hudhres

5963
0

Konsumimi i një thelbi hudhër në ditë bën mrekulli në trupin tuaj, pasi hudhra përbëhet nga substanca azotike, sodium, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B dhe vajra të domosdoshme, për mirëfunksionimin e organizmit.

Hurdhra përmban më shumë se 400 përbërës mineralë të ndryshëm, duke përfshirë këtu edhe antioksidues, të cilët gëzojnë një sërë vetish pozitive terapeutike.

Gjithashtu është një antibiotik natyral që shkatërron një numër të madh bakteresh dhe për këtë arsye përdoret shumë në mjekësinë popullore për shërimin e disa sëmundjeve.

Por një këshillë e cila vjen nga mjekësia e lashtë kineze na sygjeron që të mbajmë një thelb hurdhër në gojë pa e kafshur për rreth 15 minuta dhe do të kemi përfitime të mëdha në favor të shëndetit.

Mbajtja e një hurdhre në gojë si karamele rekomandohet të përdoret në mëngjes.

Ushqyesit e shëndetshëm që gjenden në hudhër hyjnë në organizëm përmes pështymës tuaj dhe pastrojnë enët e gjakut.

Kjo mënyrë sjell përfitime shëndetësore te tilla si:

-kontrollon oreksin
-ka veprim parandalues kundër bronkitit
-ndihmon të mbroheni nga infeksionet e laringitit, infeksionet orale
-pastron enet e gjakut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here