Home Aktualitet Fushe Kruje, shperthim eksplozivi ne nje kompleks biznesesh

Fushe Kruje, shperthim eksplozivi ne nje kompleks biznesesh

522
0

shperthimi-fushe-krujeNjë shpërthim me eksploziv ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Krujë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur 300 metra larg qendrës së këtij qyteti në drejtim të rrugës së Krujës.

Eksplozivi është vënë në një ndërtesë, e cila shërbente si kompleks biznesesh, në pronësi të shtetasit Besnik Tali. Nga ky shpërthim 300 metra larg qendrës janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po kështu mësohet se dëme të shumta materiale janë shkaktuar edhe në banesat përreth biznesit. Pas këtij shpërthimi forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për zbardhjen e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here