Ngjyra e errët tek sytë dhe buzët e kuqe nuk dhanë impakt, sepse askush nuk e pa në fytyrë, sepse tjetërkudnër ishte vëmendja. Kështu shkruan Dailymail teksa prezanton yjen e veshur më keq në eventin e madh muzikor, “American Music Awards”.
Si asnjëherë në historinë e “American Music Awards”, Bleona Qerreti është prezantuar para publikut amerikan jo me punët e saj, por me një letër ku shkruhej se kush është Belona Qerreti, pasi publiku atje nuk e njeh.
Asistenti i Belonës mbante një letër të bardhë ku shkruhej me pak fjalë se cila është Bleona Qerreti që i shokoi të gjithë me veshjen transparente në këtë event muzikor.
Edhe ky detaj nuk i ka shpëtuar tabloidit britanik “Daily Mail” duke vijuar komentet me nota ironike artisten shqiptare.
Të veshurit më keq në këtë paradë ishin dhe vëllai i Ariana Grande, modelja Heidi Klum si dhe Zendaya Coleman.
[portfolio_slideshow id=17334]