Home Kosova Cvetkoviç: Serbia kurrë nuk do të nisë luftë të re

Cvetkoviç: Serbia kurrë nuk do të nisë luftë të re

211
1

Serbia kurrë nuk do të nisë luftë të re, ndërsa qeveria serbe respekton popullin shqiptar si dhe interesin e tyre. Kështu është shprehur kryeministri serb, Mirko Cvetkoviç, gjatë një forumi për mediat që po mbahet në Beograd.
Çështja e Kosovës më së shumë ka zënë vend në debatin e hapur me she?n e qeverisë serbe, ndërsa fjalët e zgjedhura prej tij kanë habitur jo pak të pranishmit pasi për asnjë moment Cvetkoviç nuk e përmendi atë që dëgjohet më shpesh nga zyrtarët serbë, ”Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën”.

Mirko Cvetkoviç ka folur me respekt për shqiptarët e Kosovës, ndërsa ka thënë se vend i tij i ka dhënë fund njëherë e përgjithmonë luftërave, pasi tani ky vend, dëshiron që çdo gjë ta zgjidhë me dialog.

“Ne kërkojmë një zgjidhje afatgjate tërësisht paqësore jo vetëm mes shteteve, por edhe mes popujve të ndryshëm. Qeveria serbe e respekton popullin shqiptar dhe normalisht që ata e kanë interesin e tyre, mirëpo zgjidhja afatgjate duhet të jetë e pranueshme për të gjithë”, ka thënë Cvetkoviç.

Ndonëse ka hedhur poshtë se BE-ja e ka bërë njohjen e Kosovës si kusht për afrimin e Serbisë me unionin e 27 shteteve më të zhvilluara evropiane, ai ka thënë se ngjarjet në Kosovë kanë ndikuar jo pak në rritjen e elementeve anti-evropiane në Serbi.

“Para ngjarjeve të veriut dhe ndërhyrjes ndërkombëtare atje, në Serbi integrimi në BE është përkrahur nga mbi 70 për qind e popullsisë. Kur nisën problemet në veriun e Kosovës, kjo shifër ?llimisht ra në 60 për qind për të ardhur tani në vetëm 46 për qind përkrahje për BE-në”, ka thënë Cvetkoviç.

I pyetur nga mediat se nëse qeveria e udhëhequr nga ai po e përdor çështjen e Kosovës për të mbuluar problemet e mëdha ekonomike të Serbisë, Cvetkoviç theksoi: “Për mua do të ishte një lloj kon?ikti interesi të them që jo qeveria e udhëhequr nga unë e përdor Kosovën si mbulim për mungesë zhvillimi, sidoqoftë, nëse keni lexuar gazetat serbe deri vonë, shumica e temave s`kanë pasur fare të bëjnë me Kosovën. Njerëzit me gjithë problemin e veriut, më shumë preukopohen për çështjet ekonomike”, ka thënë she? i qeverisë serbe.

Ai ka konfirmuar edhe atë që tashmë disa ditë është thënë edhe she? i delegacionit serb në dialogun me Kosovën, Borko Stefanoviç, se zgjidhja për pikat ku?tare të veriut është afër. “Megjithatë, më duhet edhe unë të them se kjo zgjidhje nuk do të kënaqë të gjithë”, ka paralajmëruar Cvetkoviç.

Gjatë debatit, i cili është organizuar nga Organizata për Mediat e Evropës Jug-Lindore (SEEMO) me përkrahjen e OSBE-së, është biseduar edhe për një “qendër emergjencash” e cila po ndërtohet në territorin serb me përfshirjen e shtetit rus. Një gazetare rumune u ankua që kjo sipas vetë Rusisë, po bëhet për të spiunuar vendin e saj, ndërsa Cvetkoviç shkoi edhe më tej duke thënë se kjo qendër nuk është plan anti-amerikan.

Previous articleJa 20 miliarderët më të rinj në moshë
Next articleKuvendi pritet të miratojë sot ligjin për mbetjet

1 COMMENT

  1. Sa qe na dojn shkite nesra e nisin luften por pozita jone pake sa ka ndryshu dhe per nje lufte te re shkau do te menohet jo tri po shum here,sa per rrespektin e shkive per shqiptaret e pame ne luften e fundit ky popull eshte popull me i ndyer dhe ma te cfrenuare ne shum aspekte edhe sote vazhdone motoja eshkaut nje shqiptare i mire eshte shqiptari i vdekur.pra nuk ka shka te mire ne rruzell toksore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here