Home Politike Kuvendi pritet të miratojë sot ligjin për mbetjet

Kuvendi pritet të miratojë sot ligjin për mbetjet

506
0

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot ligjin për menaxhimin e mbetjeve. Para tre ditësh, me shumicën e votave të deputetëve të mazhorancës në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin u rrëzua dekreti i presidentit Bamir Topi, i cili ia ktheu për rishqyrtim Parlamentit ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.

Mosdekretimi i ligjit nga kreu i shtetit shkaktoi një përplasje të ashpër mes tij dhe Ministrisë së Mjedisit, e cila e kritikoi atë dhe e cilësoi një veprim politik. Në letrën drejtuar Kuvendit, presidenti Topi e justifikoi vendimin me faktin se ligji nuk jepte garanci për mbrojtjen e mjedisit në vend.

Ndërkohë aleanca kundër importit të plehrave por dhe shoqata të tjera pritet të organizojnë sot një protestë para Parlamentit kundër miratimit të ligjit.

Analistë të njohur të medias dhe përfaqësues të shoqërisë civile deklaruan se përmes reagimit qytetar do t`i bëhet presion Kuvendit të Shqipërisë që të mos votojë nenet e ligjit që lejojnë importin e mbetjeve.

Ndërkohë edhe të rinjtë e lëvizjes “Rinia Aktive” kanë nënshkruar një peticion të firmosur nga 3 mijë qytetarë në mbarë vendin të cilën e kanë dorëzuar në kryesinë e Kuvendit. Në peticion, të rinjtë kanë kërkuar kthimin për diskutim në komisione të ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Ndërkohë në seancën e sotme plenare përveç miratimit të disa ligjeve të tjera, parashikohet edhe interpelancat e dy ministrave, atij të jashtëm Edmond Haxhinasto e kërkuar nga deputetja Arta Dade dhe ministrit të Brendshëm Bujar Nishani i kërkuar nga deputeti Gazmir Bizhga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here