Home Politike 8 maj 2011, beteja e madhe Rama-Basha për kryeqytetin

8 maj 2011, beteja e madhe Rama-Basha për kryeqytetin

599
0

Presidenti Bamir Topi ka dekretuar dje 8 majin e vitit 2011 si datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Kreu i Shtetit ka zgjedhur afatin maksimal të mbajtjes së procesit elektoral. Zgjedhjet e shkuara vendore janë mbajtur në shkurt të vitit 2007. Beteja kësaj radhe do të jetë e gjitha e përqendruar në Bashkinë e kryeqytetit ku pritet të përplasen dy nga figurat kryesore të partisë. Opozita do të kërkojë me anë të Edi Ramës që të marrë mandatin e katërt radhazi në Tiranë, duke thyer çdo rekord. Nga ana tjetër mazhoranca e djathtë do të vendosë në provë Lulzim Bashën për të qenë sfidant i Edi Ramës. Këto zgjedhje pritet të zgjidhin një dilemë të madhe nëse Lulzim Basha do të jetë i djeguri i radhës nga e djathta si më parë, Mustafaji, Ngjela dhe Olldashi apo Edi Rama do të marrë goditjen përfundimtare për të mos ardhur kurrë në krye të qeverisjes së vendit?
Përballja Rama vs Basha
Më 8 majin e vitit 2011 Bashkia e Tiranës do ta ketë të vështirë të ndërrojë padron. Njeriu që qëndron prej dhjetë vitesh në krye të saj, do të rikandidojë sërish për këtë post. Lajmi ende nuk është deklaruar zyrtarisht, por konfirmohet nga disa deputetë që janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Edi Ramës. Iniciatori i kësaj nisme është vetë kryetari i socialistëve Edi Rama, i cili ka marrë përsipër të kandidojë sërish për bashkinë më të madhe të vendit. Sipas mbështetësve tij, Rama do të kandidojë për disa arsye. Një ndër to është se Edi Rama pas humbjes së 28 qershorit, kërkon të korrë një fitore të madhe për t’u dhënë zemër mbështetësve të tij. Dhe ku do të kishte fitore më të bukur se sa rikonfirmimi i tij në krye të Bashkisë së Tiranës, që prej 10 vitesh drejtohet nga Edi Rama, çka e ka bërë këtë Bashki një obsesion të demokratëve, që nuk kanë lënë kartë pa lëvizur për ta fituar. Një tjetër arsye pse Rama do të rikandidojë, është se nëse ai fiton, këshilltarët e tij të fushatave zgjedhore e kanë këshilluar, që më pas PS-ja do ta ketë më të lehtë të fitojë zgjedhjet e përgjithshme. Një tjetër arsye është, dhe kjo është ndoshta më kryesorja, se Edi Rama nuk ka gjetur një kandidat potencial që të kandidojë në emër të PS-së për Tiranën. Kështu ai kërkon që të mos rrezikojë me kandidatë të tjerë që të humbasë Tiranën. Por rikandidimi i Edi Ramës është edhe një thikë me dy presa për të. Nëse ai fiton sërish, do tu mbyllë gojën njëherë e mirë kundërshtarëve brenda partisë së tij, por ama nëse humbet, këtë radhë Blushi dhe deputetët e tjerë të LMN-së zor se do ta lënë të qetë. Megjithatë Edi Rama e ka nisur që tani fushatën për Tiranën, duke bërë përurime të shumta dhe duke prezantuar projekte për kryeqytetin.
Lulzim Basha
Berisha i dorëzoi çelësat e Ministrisë së Brendshme duke e spostuar në krye të një institucioni kyç i cili qëndron me një këmbë në sigurinë e rendit publik dhe me një këmbë tjetër në atë të pushtetit lokal. Dy detyra të reja që Basha duhet ti menaxhojë me shumë kujdes dhe këtu nuk ka vend për gabime. Në fakt tashmë asnjë në PD, nuk e fsheh faktin që Basha është pinjolli i Berishës dhe shumë herë ai është hipotetizuar se do të jetë pasardhësi i tij i denjë në krye të demokratëve. Përpara se të ngjisë shkallën e fundit, duhet të kalojë edhe disa kohë. Por mbi të gjitha duhet të kalojë provën finale që me sa duket e ka emrin Bashkia e Tiranës. Më shumë se influenca që ka në kryeqytetin ku jeton pjesa më e madhe e shqiptarëve, ky post është një sprovë politike për të testuar forcat në nivel lokal. Por jo vetëm kaq. Qëllimi kryesor është ai i thyerjes së Ramës brenda shtëpisë së tij, nga ku ka qëndruar në krye për 10 vjet me rradhë duke u shndërruar në mitin e një njeriu të pathyeshëm. Ndaj edhe Berisha ka për synim që ta mundë pikërisht në këtë fushëbetejë, e cila ka qënë edhe pika e tij më e fortë. Dhe kush më mirë se Basha mund ta përfaqësojë në këtë garë. Është njeriu më i besuar i Berishës në PD dhe përfaqësuesi më i mirë i filozofisë së tij të drejtimit. I ka kryer gjithmonë mirë detyrat e shtëpisë që i janë ngarkuar nga doktori. Nuk ka pasur asnjë moment hezitimi të mbrojë këtë të fundit dhe e ka bërë më shumë nën profilin e një politikani sesa në atë të një militanti. Është i qartë në ato që thotë dhe e di shumë mirë se çfarë kërkon duke mos humbur prapa retorikës politike. Si çdo politikan që ka pasur pushtet, ka edhe ai skelete në dollapin e tij, që e ka emrin rruga Durrës-Kukës, por gjithsesi kjo tani është një histori e hedhur prapa krahëve. Ka staturën e një politikani të vërtetë dhe brenda rradhëve të demokratëve është i vetmi personazh që Berisha mund ta çojë pa frikë në betejë.

Rikandidimi i Ramës
Por rikandimi i Edi Ramës është edhe një thikë me dy presa për të. Nëse ai fiton sërish, do tu mbyllë gojën njëherë e mirë kundërshtarëve brenda partisë së tij, por ama nëse humbet, këtë radhë Blushi dhe deputetët e tjerë të LMN-së zor se do ta lënë të qetë. Megjithatë Edi Rama e ka nisur që tani fushatën për Tiranën, duke bërë përurime të shumta dhe duke prezantuar projekte për kryeqytetin.

Pse Basha?
Emri i tij është i lidhur ngushtë me atë të Berishës. Ky i fundit i ka mbrojtur gjithmonë krahët dhe tani ai është pothuajse produkti i tij. Statura politike i jep edhe një avantazh të lehtë ndaj konkurrencës brenda selisë blu, por gjithsesi është njeriu që ulet gjithmonë në të djathtë të Berishës dhe kjo nuk është një rastësi. Tre ministritë, ajo e Transporteve, e Jashtme dhe së fundmi e Brendshm,e gjithsesi janë një përgjegjësi e madhe politike që Basha ka marrë përsipër përgjatë këtyre viteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here