Në mbledhjen komisionit hetimor parlamentar, të zhvilluar pasditen e se shtunes, deputeti Enkelejd Alibeaj paraqiti kërkesën për t’ju drejtuar kompanive celulare në vend, në mënyrë që t’i dorezojne komisionit tablatet telefonike të të gjithë autoriteteve më të larta të vendit. Reagon PS: Lajthitja e radhes e kryeministrit. Vendimi eshte antikushtetues. Sot Opozita e Bashkuar thirrje nderkombetareve: Urgjent nderhyni, Berisha po uzurpon institucionet e pavaruara, po kthen diktaturen.
PD: KOMISIONI KËRKON TABUULATET, JO PËRMBAJTJEN E BISEDAVE
Ora 15:40- Partia Demokratike kundërshton pretendimet e opozitës për tabulatet. Sipas Eduard Halimti nuk bëhet fjalë për përgjime por vetëm për skedarët telefonike të autoritetev dhe sipas tij kjo nuk shkel bazën ligjore.
“Komisioni hetimor parlamentar ka kërkuar nga kompanitë e telefonisë celulare thjesht tablatet jo përmbajtjen e bisedave të kryera, apo përmbajtjen e mesazheve. Komisioni ka kërkuar thjesht dhe vetëm skedarët, apo listat e identifikimit të thirrjeve dhe komunikimeve hyrëse dhe dalëse, si dhe kohën e tyre, për të bërë transparencën e zhvillimit të atyre ditëve”,- tha Halimi.
Sipas tij “Ata që kanë frikë nga transparenca për bashkëbiseduesin që kanë pasur duhet ta dinë se ngjarja e 21 janarit do të përshkohet nga rrezja e së vërtetës në cdo qelizë të saj, por frika nga transparenca flet, vetë, ne jemi të vendosur për këtë”,- shtoi ai.
EDI RAMA: KERKESA PËR PËRGJIMIN E TABULTATEVE, E PALIGJSHME
Ora 13:30-Pak minuta pas mbylljes së tryezës së Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot ne nje konference per shtyp rreth propozimit të mazhorancës për përgjimin e tabulateve të telefonatave për krerë të lartë të shtetit dhe institucioneve të pavarura kushtetuese. Numri një i PS theksoi se ky propozim është tërësisht i paligjshëm.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot se sulmet ndaj Presidentit, Kryeprokurores dhe kreut të SHISH-it kanë vijuar përmes të ashtuquajturit, komision hetimor parlamentar.
“Përmes të ashtuquajturit komision hetimor parlamentar kërkesa për tabultate e telefonit është i paligjshëm por është e mjaftueshme për të kuptuar që as vrasjet e demonstruesve, as skenari i vrasjeve as mosdorëzimi i gardistëve dhe as nxjerra e policisë mbi ligjin ishin pjesë një plani makabër për të implementuar sistemin e dhunës dhe per të frikësuar popullin””.
Rama u bëri apel ndërkombëtarëve të mos lënë të ndodhin këto gjëra pasi populli nuk do ta pranojë kalimin drejt partisë-shtet.
“Apeli ynë ndaj ndërkombëtarëve është se dhuna ndaj institucioneve kushtetuese nga një qeveri e dalë nga ligji dhe kryeministri i dalë nga binarët e arsyes po kërkon shembjen e këtij sistemi shtetëror. Kjo dhunë zbulon në gjithë përmasën e vet rrezikshmërinë që kjo qeveri dhe ky kryeministër paraqesin për këtë vend qëkurse vodhën votat për të vjedhur Shqipërinë. Kjo dhunë ilustron fuqinë e verbër që ka korrupsioni dhe krimi në përcaktimin e qeverisjes”, theksoi Rama.
Rama këmbënguli se apeli për popullin opozitar është se gjithcka po ndodh eshte tregues se qeveria ka rene poshte e me poshte. “Cka po ndodh po na provon se sa poshtë ka rënë qeveria e këtij vendi dhe në çfarë rreziku është Shqipëria dhe shteti i shqiptarëve për shkak të kësaj qeverie kusarie që vrau për të mos u përballur me të vërtetat e tmerrshme të korrupsionit të saj”.
“Askush të mos frike,- vijoi Rama, -se këto veprime kundër normave kushtetuese nga ana e kryeministrit nuk janë forcë por janë frikë. “Janë frika e pamat e një kryeministri që e di më mirë se kushdo se qeveria e tij ka vjedhur zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë. Video-hajnia e shqiptarëve nuk mbulohet duke vrarë shqiptarë të pafajshëm. Komisioni parlamentar është i paligjshëm”, insistoi Rama.
“Kur populli di të vërteta të tilla për qeverinë e tij ajo ka rënë pavarësisht se sa mund të rrijë”, shtoi Rama.
Në konferencën për shtyp kreu i selisë rozë ka theksuar se opozita është e gatshme për dialog në të mirë të vendit por nuk do të falë asnjëherë të liritë e popullit të saj.
“Ne jemi gati për dialog e kompromis në të mirë të vendit po kurrë nuk do të falim liritë e këtij populli për një liri të përkohshme që do ta rëndojë edhe më tej faturën e së ardhmes” theksoi Rama.
Kryetari i Partisë Socialiste ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e opozitës se zgjidhja e situatës politike vjen vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.