Makina e një biznesmeni nga Fusha Kruja ka shpërthyer mbrëmjen e sotme nga një sasi eksplozivi që i ishte vendosur.
Fatmirësisht, i zoti i saj, Edmond Kadiu, nuk ndodhej brenda në automjet në momentin e shpërthimit, sepse e kishte parkuar atë në dalje të qytetit, vetëm pak metra larg komisariatit të Policisë. Mësohet se Kadiu ka në pronësi disa lokale dhe dyqane ushqimore.Makina ishte një Benz me targa AA 044 KJ.
Policia ka nisur menjëherë hetimin për zbulimin e autorëve të mundshëm.