Home Aktualitet Efektivi i burgjeve vret gruan dhe me pas veten

Efektivi i burgjeve vret gruan dhe me pas veten

575
0

vret-gruanNjë efektiv policie i burgjeve që punonte në mjekësinë ligjore ka vrarë me armë zjarri gruan me të cilën bashkëjetonte dhe më pas edhe veten pas një grindjeje ndërmjet tyre. Viktimat janë Ali Veterniku 64 vjeç, baba i tre fëmijëve dhe Mira Nikolli, 48 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në katin e tetë të banesës së çiftit në lagjen Kombinat në rrugën “Altin Basha” rreth orës 20:30, ku banorët kanë dëgjuar gjashtë të shtëna me armë zjarri dhe më pas kanë lajmëruar policinë. Pas mbërritjes së forcave të policisë në vendngjarje, efektivi nuk ka lejuar uniformat blu të futen në banesën e tij.

Më pas policia ka ndërhyrë me forcë në banesë, ku dhe gjeti të vdekur efektivin dhe gruan me të cilën bashkëjetonte. Sipas policisë, dyshohet se fillimisht 64 – vjeçari ka qëlluar mbi viktimën Mira Nikolli dhe më pas ka vrarë veten.

Ndërkohë që, tre fëmijët e efektivit nuk e kanë parë skenën e vrasjes pasi kanë dalë nga apartamenti. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve që ekzistonin ndërmjet çiftit. Kjo gjë konfirmohet edhe nga komshinjtë, ku sipas tyre, ndërmjet çiftit kishte probleme prej kohësh. Policia është duke inspektuar banesën e çiftit dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here