Home Bota Egjipt, grusht shteti, ushtria rrezon Presidentin

Egjipt, grusht shteti, ushtria rrezon Presidentin

728
0

egjipt-grusht-shtetiNë Egjipt ka nisur një “grusht shteti” që prej orës 17:00 të ditës së djeshme. Presidenti Morsi është arrestuar nga ushtria dhe rrëzuar nga posti i tij. Në vend të tij, udhëheqës i shtetit është emëruar Shefi i Gjykatës Kushtetuese. Kampi i mbështetësve pro-Morsit është tepër i irrituar. Policia dhe ushtria po marrin masa që të mos ketë përplasje midis dy kampeve kundërshtare.

Pas shumë ditësh protesta, ushtarakët kanë kërkuar sot dorëheqjen e Presidentit të Egjiptit, Mohamed Morsi dhe pas skadimit të ultimatumit në orën 17:00, e kanë arrestuar atë dhe e kanë mbyllur në një kazermë të rrethuar me tela me gjemba. Po ashtu, ushtria ka rrethuar me tanke dhe autoblinda, pikat strategjike të kryeqytetit, Kajros, televizionin shtetëror si dhe ndërtesën e partisë “Vëllezërit Myslimanë”, pasi me dhjetëra mijëra militantë të “Vëllezërve Myslimanë” janë mbledhur për të kërkuar respektimin e Kushtetutës. Pasi është mësuar arrestimi i Presidentit, ushtria është pritur me brohoritje në qendër të Kajros, kurse në disa sheshe të tjera ka protestues pro Presidentit.

Mediat e huaja janë shprehur edhe për qëndrimin e SHBA-së ndaj situatës. Në minutat e fundit të ultimatumit, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Egjiptiane Abdel Fattah-al Sissi hyri në një takim me disa autoritete fetare dhe politike në pritje të dorëheqjes së Presidentit. Por, ky i fundit, deklaroi në profilin e tij në Fb rreth 30 minuta para skadimit të ultimatumit se “Nuk do ta jap dorëheqjen, por jam i gatshëm të bëj qeveri koalicioni.”

“Sot duhet të dorëhiqet Mohamed Morsi nga pushteti ose do të mobilizohet ushtria”, thuhet në komunikatën e fundit të liderve ushtarakëve në Egjipt. Sot është dita më e rëndësishme për Egjiptin pas rrëzimit të Hosni Mubarak në vitin 2011, shkruajnë mediat e huaja. Populli egjiptian është ndarë në dy pjesë: në një anë, me Presidentin janë mijëra mbështetës të Vëllazërisë Myslimane dhe nga ana tjetër, qytetarët e pakënaqur nga revolucioni i “Pranverës Arabe” që rrëzoi Hosni Mubarakun për një sistem më të mirë.

ORA 21:47 MORSI BEN THIRRJE PER REZISTENCE PAQESORE
Muhamed Morsi i bën thirrje egjiptianëve të rezistojnë “paqësisht” ndaj “grushtit të shtetit” të ushtrisë.

PIKAT KRYESORE TE PLANIT TE RI POLITIK
Pikat kryesore të planit te ri politik janë: Ushtria largon Morsin nga pushteti dhe ai zevendesohet nga Shefi i Gjykates Kushtetuese – menjanohet provizorisht Kushtetuta. Duhet te formohet nje qeveri teknokratike e perkohshme perpara se te mbahen zgjedhjet presidenciale te parakohshme si dhe do te garantohen liria e shprehjes dhe e shtypit.

ORA 21:14 USHTRIA DEKLARON:MORSI NUK ESHTE ME PRESIDENT
Forcat ushatarake dalin me një deklaratë në të cilën thuhet: “Ushtria ndërhyri pasi kishte bere thirrje prej muajsh per nje pajtim kombetar. Gjenerali Al Sisi i kishte propozuar Presidentit Morsi te pranonte nje dialog kombetar, por ai e kishte refuzuar ne momentin e fundit. Shefi i Gjykates Kushtetuese eshte emeruar udheheqesit i Shtetit. Ai duhet te organizoje zgjedhjet. Morsi nuk eshte me president!” Pas fjalimit te gjeneralit Al Sisi, shperthejne fishekzjarret dhe festimet ne Kajro.

ORA 20:56 KREU I OPOZITES EL BARADEI – ZEDHENES I TE GJITHA GRUPEVE OPOZITARE
Lideri i opozitës, Mohamed El Baradei është emëruar zëdhënës i të gjitha grupeve opozitare. El Baradei kthye ne Egjipt në vitin 2010, me një karrierë të pasur ndërkombëtare. 71 vjeç, ish-drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, ka marrë çmimin “Nobel” për paqe në vitin 2005. Ai u angazhua me opozitën kundër Mubarakut dhe sot prezantohet si zëdhënësi i manifestuesve në rrugët e Egjiptit.

ORA 20:36 NE OREN 21:30 DO SHPALLET PLANI I RI POLITIK
Ushtria sapo ka përfunduar një mbledhje me krerët e opozitës dhe në orën 21:30 do të prezantohet plani i ri politik.

ORA 20:35 CNN:MORSI PERJASHTOHET NGA VENDIMARRJA POLITIKE
Agjensia e lajmeve CNN shprehet se Presidenti përjashtohet nga vendimarrja politike. Media të tjera thonë se “blindat vazhdojnë të patrullojnë në rrugët e Kajros. “Ushtria ka informuar Muhamed Morsin në orën 19:00 që ai nuk ishte më president i Egjiptit”, thuhet në gazetën “Al Ahram” që citon një burim presidencial.

ORA 20:18 PRESIDENTIN E TRANSFEROJNE NJE NDERTESE TE MINISTRISE SE MBROJTES
Mediat raportojnë se “zëra brenda ushtrisë thonë se Morsin e kanë transferuar në një ndërtesë të ministrisë së Mbrojtjes. Televizioni egjiptian ka njoftuar se se do të jenë Muhamet el Baradei dhe udhëheqësit fetarë që do të detajojnë këtë mbrëmje planin për ditët në vazhdim. Parashikohet “një periudhë e shkurtër tranzicioni” para se të mbahen zgjedhjet legjislative dhe presidenciale.

ORA 20:15, PROTESTUESIT FESTOJNE NE QENDER TE KAJROS DHE NE ALEKSANDRI
Me marrjen e njoftimit se Presidenti është arrestuar, protestuesit nisin të festojnë në qendër të Kajros dhe në qytetin e Aleksandrisë. Ndërkohë, mbështetësit e Presidentit denoncojnë “një grusht shteti”.

ORA 19:30 SHTEPIA E BARDHE: NUK KA PROPOZIME TE MJAFTUESHME NGA PRESIDENTI I EGJIPTIT
Mediat e huaja shprehen për qëndrimin e SHBA-së ndaj situatës: “Uashingtoni thotë jemi “tepër të shqetësuar” prej situatës në vend. Sipas Shtëpisë së Bardhë, nuk ka propozime të mjaftueshme në fjalimin e Morsit.”

ORA 19:25 PRESIDENTI I EGJIPTIT MBYLLET NE NJE KAZERME TE RRETHUAR ME TELA ME GJEMBA
Ndërsa më pas, në orën 19:25, mediat e huaja raportojnë direkt nga Kajro se Presidentin Morsi e kanë mbyllur në një kazermë që e kanë rrethuar me tela me gjemba. Gjithashtu, ushtria ka rrethuar edhe ndërtesën e partisë “Vëllezërit Myslimanë”. Presidentit i është ndaluar kështu arratisja nga Egjipti. Po kështu, korrespondentët e huaj thonë se kanë parë ushtarakë të pozicionohen pranë xhamise Baba Adauea, ku me dhjetëra mijëra militantë të “Vëllezërve Myslimanë” janë mbledhur për të kërkuar respektimin e Kushtetutës.

ORA 17:45 MEDIATKONFIRMOJNE SE PRESIDENTI MORSI NDODHET NE ARREST SHTEPIE
Në orën 17:45, mediat CBS dhe “Al Hayat” publikuan lajmin se Presidenti i Egjiptit ndodhet në arrest shtëpie.

ORA 17:35 “AMNESTY INTERNATIONAL”:POLICIA NUK I MBROJTI DOT PRTESTUESIT
“Amnesty International” shkruan se “Policia egjiptiane duhet të kishte ndaluar përleshjet vdekjeprurëse dhe ajo ka dështuar në mbrojtjen e protestuesve.”

ORA 16:40 PRESIDENTI I EGJIPTIT DEKLARON NE FB: “JAM GATI PER QEVERI KOALICIONI”
Ndërsa turma në sheshin e Kajros priste me padurim dorëheqjen e Presidentit, ky i fundit deklaron në profilin e tij në Fb se “Nuk do ta jap dorëheqjen, por jam i gatshëm të bëj qeveri koalicioni. Kriza mund të zgjidhet vetëm përmes një koalicioni qeveritar, deri në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, “protestat po pengojnë zhvillimin e institucioneve dhe Kushtetuta është garantuesi i vetëm i stabilitetit”. Presidenti ka propozuar që “ndryshimet kushtetuese të hartohen nga një komision i pavarur dhe t’i dorëzohen parlamentit të ardhshëm.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here