Home Aktualitet Reforma territoriale, nisin shkarkimet e bashkive

Reforma territoriale, nisin shkarkimet e bashkive

988
0

Harta e re territorialeNë të 61 bashkitë e vendit tashmë kanë nisur shkarkimet e punonjësve. Si pasojë e shkrirjes së komunave dhe bashkive dhe krijimit të 61 njësive të reja, do të ndryshojë dhe struktura e organigramës së punonjësve gjë që do të prekë dhe punonjësit. Vetëm ditët e fundit në bashkinë Mat, ku kryetar bashkie u zgjodh nën siglën e PD-së Nezir Rizvani janë shkarkuar 35 punonjës. Ndërsa mësohet se vendimet do të vijojnë të merren dhe në bashkitë e tjera, kjo dhe në përputhje me Vendimin 510 të Këshillit të Ministrave.

Duke u mbështetur në Ligjin nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore” dhe të Urdhërit nr. 32 datë 27.08.2015 të Kryetarit të Bashkisë ”Për miratimin e strukturës organizative të Bashkisë” Kreu i bashkisë Mat ka vendosur ndërprerjen e kontratës së punës për 35 punonjësit e ish-bashkisë Burrel.

“Vendos, Ndërprerjen e marrëdhënies së punës për punonjësin e ish Bashkise Burrel,për shkak të shkrirjes së saj (Reformes Administrativo-TerritoriaIe), si dhe të mospërshtatjes së funksionit në strukturën dhe funksionet e Njësisë Administrative Burrel, Bashkia Mat”, thuhet në shkresën e firmosur nga kryetari i ri i bashkisë Nezir Rizvani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here