Home Sport Prestigjozja ESPN, Shqiperia drejt France 2016

Prestigjozja ESPN, Shqiperia drejt France 2016

689
0

espnEcuria rekord e Kombëtares Shqiptare është komentuar gjatë në mediat ndërkombëtare. Më e fundit që analizon ecurinë e skuadrës kuqezi është “ESPN”, televizioni global, sinjali i të cilit, prodhohet në Shtetet e Bashkuara. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga mbyllja e kualifikueseve të “Euro 2016”, kanali prestigjioz analizon ekipet që priten të sigurojnë një biletë në evenimentin në Francë. Shqipëria cilësohet si favorite, përkrah Hungarisë dhe Irlandës së Veriut. “ESPN” vlerësonte se “humbja dramatike në sekondat shtesë me Portugalinë shkaktoi një zhgënjim të madh për Shqipërinë”, por sipas analizës, situata ka ndryshuar për më mirë. “Shqipëria është përballë skenarit më të mirë, duke e ditur se kanë dy ndeshje për të zhvilluar, ndërsa Danimarka e vendit të dytë, me një pikë më tepër në renditje i mbyll kualifikueset në Portugali. Kualifikimi i parë në një eveniment madhor ka ndryshuar nga ‘i mundshëm’ në ‘dukshëm i mundshëm’.

Në analizën e saj, “ESPN” theksonte se me një fitore më 8 Tetor kundër Serbisë dhe paralelisht humbjen ose barazimin e Danimarkës në Braga, festa e Shqipërisë do të ishte e dyfishtë: Kualifikim në fazën e grupeve të Euro 2016 dhe turpërim i serbëve. Kanali prestigjioz rikujtonte ecurinë e Kombëtares kuqezi, nga suksesi në Aveiro, e deri në marrjen e tri pikëve në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv pas skandalit të dhunës dhe racizmit në Beograd. “Kualifikimi i Shqipërisë si e dyta në Grupin I do të përgënjeshtronte skeptikët, që besonin se zgjerimi i europianit me 24 ekipe do të ulte cilësinë. Sido të ishte, edhe në turneun me 16 skuadra dy ekipet e para do të shkonin në fazën finale”. Në fund “ESPN” theksonte se fitorja në Portugali dhe dy barazimet përballë Danimarkës nuk janë vetëm çështje fati, por konfirmim i rritjes së Kombëtares shqiptare drejt një arritje që deri më tani dukej një mundësi e largët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here