Home Aktualitet Llalla: Ne shtator fillon arrestimi i zyrtareve te larte

Llalla: Ne shtator fillon arrestimi i zyrtareve te larte

604
0

llallaMuajt shtator tetor pritet që të çojnë në pranga zyrtarë të nivelit të lartë në Shqipëri. Këtë e ka pohuar kryeprokurori Adriatik Llalla pas prezantimit të Strukturës Anti-korrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, strukturë e cila heton korrupsionin e zyrtarëve në nivel politikanësh, gjyqtarësh e ministrash.

Gjatë takimit me dyer të mbyllura me këtë strukturë ku të pranishëm ishin dhe përfaqësues të ambasadës amerikane dhe ODAPT, Llalla ka kërkuar nga vartësit e tij finalizimin e hetimeve në proces.

“Njësia Task-Force e Prokurorisë për Krime të Rënda, krahas numrit të lartë të procedimeve, tashmë ka mbështetjen e një numri më të madh prokurorësh, ekspertizën e specializuar të OPDAT-it dhe specialistëve vendas. Për këtë arsye, u kërkoj prokurorëve të Njësisë Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda që të finalizojnë procedimet e deritanishme të korrupsionit dhe hetimit pasuror, si edhe vijojnë menjëherë me rastet që kanë nisur ose janë referuar kohët e fundit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë për takimin.

Burime të rezervuara nga takimi u shprehën se dosjet që pritet të finalizohen janë 16, mes tyre dy ish ministra të qeverisë Berisha, katër gjyqtarë, 3 prokurorë dhe disa zyrtarë të niveleve drejtuese përfshi këtu dhe deputetet të kallëzuar nga Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive.

Prokurori Dritan Rreshka është emëruar shef i kësaj njësie, ndërsa me katër vartësit e tij Gent Osmani, Armand Gurakuqi, Anisa Qilimi dhe Enkelejda Milori ai pritet të sjellë rezultatet e kërkuara nga Llalla.

Njoftimi i Prokurorise se Pergjithshme
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka vendosur fuqizimin me kapacitete njerëzore të Njësisë Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, si një mënyrë për të përballuar fluksin e madh të procedimeve penale në këtë strukturë.

Aktualisht, kjo Njësi, e cila prej ditës së sotme do të përbëhet nga 5 prokurorë, numëron rreth 400 raste, mbi të cilat po kryhen veprimet proceduriale sa i përket hetimeve pasurore për persona dhe grupe të strukturuara kriminale, si edhe për raste të dyshuara korrupsioni në nivele të larta drejtuese.

Po ashtu, në mbështetje të kësaj Njësie, tashmë do të jetë i atashuar me kohë të plotë edhe një ekspert i misionit OPDAT të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili do të ofrojë ekspertizën e drejtëpërdrejtë mbi çështjet e kriminalitetit ndërkombëtar, si edhe hetimit pasuror.

Në një takim të zhvilluar mesditën e së Premtes (dt. 11.09.2015) në Prokurorinë për Krime të Rënda, z. Llalla prezantoi prokurorët e rinj, të cilët kanë përvojë në struktura antikorrupsion në prokuroritë e rretheve gjyqësore.

Zoti Llalla, u shpreh gjatë takimit se “Njësia Task-Force e Prokurorisë për Krime të Rënda, krahas numrit të lartë të procedimeve, tashmë ka mbështetjen e një numri më të madh prokurorësh, ekspertizën e specializuar të OPDAT-it dhe specialistëve vendas. Për këtë arsye, u kërkoj prokurorëve të Njësisë Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda që të finalizojnë procedimet e deritanishme të korrupsionit dhe hetimit pasuror, si edhe vijojnë menjëherë me rastet që kanë nisur ose janë referuar kohët e fundit”.

Në vijim, z. Llalla theksoi se “prokurorët që do t’i atashohen kësaj Njësie, ndoshta me të drejtë, mund ta konsiderojnë si vlerësim përfshirjen e tyre në të. Dhe në fakt, është një vlerësim. Por më shumë është një përgjegjësi e madhe, së pari para opinionit publik. Për të dëshmuar gjithnjë e më shumë forcën e ligjit përballë zyrtarëve të ndryshëm në niveleve të larta drejtuese, të dyshuar si të përfshirë në veprime korruptive, si edhe grupeve kriminale, të fuqizuara financiarisht”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here