Home Aktualitet ‘Skandali’ Wikileaks përfshin edhe Shqipërinë. Të fshehtat e Paktit Detar

‘Skandali’ Wikileaks përfshin edhe Shqipërinë. Të fshehtat e Paktit Detar

534
0

“Skandali” Wikileaks perfshin edhe Shqiperine dhe konkretisht te fshehtat e paktit detar mes vendit tone dhe Greqise. Nje marreveshje ujrash e rrezuar si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, vetem pak muaj me pare.

Lajmi njoftuar nga burime pranë Ministrisë së Jashtme greke e pasqyruar ne TCH, ben me dije se ambasadori helen në Uashington ka paralajmëruar Ministrin e Jashtëm grek, Drucas për rrjedhjen e këtyre dokumenteve të cilësuara si të klasifikuara.

Dokumentet pritet të nxjerrin në pah fakte tronditëse në lidhje me marrëdheniet mes Tiranës dhe Athinës, për rolin e Greqisë në jug të Shqipërisë dhe për paktin ujor mes dy vendeve që u rrëzua pak muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese në Tiranë.

Në dokumenta përfshihen edhe dosjet sekrete të marrëdhenieve mes Greqisë dhe disa shteteve të tjera.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm grek, Drucas ka kërkuar sqarime se si kanë përfunduar në duart e SHBA-së informacione të klasifikuara si “top secret” nga qeveria greke.

Ne fillim te ketij muaji, Athina zyrtare kerkoi miratimin e marreveshjes se ujerave. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke, Gregoris Delavekuras, deklaroi dje në Athinë se ratifikimi i marrëveshjes do t’i hapë rrugë shfrytëzimit të pasurive natyrore.

“Nga ana jonë dihet tashmë se marrëveshja e nënshkruar nga të dyja qeveritë në përputhje me dispozitat e ligjit të detit është për të mirën e të dy vendeve. Siç dihet, çështja është komplikuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese shqiptare, por ne mendojmë se i takon Tiranës të gjejë zgjidhje për ratifikimin e kësaj marrëveshje në parlamentin e saj. Ne mendojmë se ratifikimi i kësaj marrëveshje i hap rrugë shfrytëzimit prej dy vendeve të pasurive natyrore që ndodhen në zonë. Ashtu siç e ka pohuar edhe vetë ministri i Jashtëm shqiptar, ratifikimi i kësaj marrëveshje ndikon për mirë në rrugën europiane të Shqipërisë”, – tha Delavekuras. Gjatë negocimit të parë, dy vjet më parë, grekët nuk përmendën në asnjë rast pasuritë natyrore dhe faktin që në këtë zonë ndodhen vendburime nafte, ndërsa dje e pranuan zyrtarisht këtë gjë. Pak kohë më parë, ministri i Jashtëm, Haxhinasto, pohoi se marrëveshja me Greqinë është në fazë rinegocimi dhe se shumë shpejt do të ketë një zgjidhje. Por i pyetur për këtë gjë, Delavekuras pohoi të kundërtën. Sipas tij, nuk do të ketë asnjë rinegocim të marrëveshjes dhe se ndarja është bërë një herë dhe nuk ka ndarje të dytë. Ky pretendim i Greqisë është pothuajse i pamundur, pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar si ndarjen e kufijve, ashtu edhe të gjithë procesin e negocimit.

Pak kohe me pare, Komisioni i Sigurisë i ka dërguar Ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto një kërkesë ku i kërkon sqarime për marrëveshjen e ujërave. Letra. sipas rregullores së Kuvendit i është dërguar më parë kryetares Jozefina Topalli. e cila më pas ja ka paraqitur Ministrisë së Jashtme. Letra mban datën 5 tetor dhe nuk është kthyer ende asnjë përgjigje. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Ilir Gjoni e ka bazuar kërkesën e tij në rregullore, sipas së cilës, çdo deputet ka të drejtë t’i bëjë pyetje Kryeministrit ose çdo anëtari tjetër të Këshillit të Ministrave.

Pas rrezimit te paktit me Greqine si antikushtetues nga ana e Gjykates Kushtetuese, Ilir Meta, atehere ne krye te diplomacise, deklaroi se “Pavarësisht pretendimeve dhe rezervave, qeveria do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi Paktin detar me Greqinë”. Sa për marrëdhëniet me Greqinë, Meta u shpreh i bindur se ato do të ecin përpara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here