Home Politike Edi Rama: Ja cilat janë dy sfidat e së majtës

Edi Rama: Ja cilat janë dy sfidat e së majtës

562
0

Partia Socialiste bëhet e para forcë politike në vend, e cila krijon “Akademinë Politike” për të afruar rreth vetes të gjithë ata të rinj e intelektualë të cilët të ardhmen e shohin tek e majta si politikë përfaqësuese. Në një prezantim me figurave kryesore të së majtës por jo vetëm, kryetari i Partisë Socialiste e ka cilësuar hapjen e kësaj shkolle si një sfidë, e cila do të fitojë përballë një të djathte jo liberale që synon vetme kapjen e shtetit. Kryetari i PS-së shtoi me tej se padrejtësia është kthyer në fuqi përcaktuese në të gjitha nivelet e jetesës. “Akademia Politike” e së majtës do të ketë në regjistrimin e parë 35 deri në 40 pjesëmarrës dhe do të fillojë më 17 dhjetor për të përfunduar në muajin mars. Për të gjithë ata të rinj të cilët duan të futen në politike e të kontribuojnë më pas për të majtën, do të jenë në dispozicion lektorë me eksperience si konstitucionalistët Luan Omari e Najzi Jaho, por dhe figura të vjetra të së majtës si Servet Pellumbi. Dy sfidat e së majtës Kreu socialist tha se e majta shqiptare ka dy sfida përballë që duhet t’i realizojë. “Kemi një sfidë dyfishe, atë të përballimin me këtë forcë agresive, që mëshirohet në formën më të egër në kulturën politike, dhe nga ana tjetër me përballjen me një fuqi përcaktuese përtej kundërshtarëve tanë, duke u lidhur me problemet e popullit. Kjo sfidë po fiton gjithnjë e më shumë një qytetari”. Sipas Ramës, kjo sfidë është një sfidë për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo humnerë. “I gjithë programi i kësaj akademie është shumë ambicioz dhe prek shumë fusha që ka të bëjë me Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe së majtës evropiane si realitet të kohës sonë, është një fushë për debat dhe për një ballafaqim të madh mes, jo thjesht nesh që jemi sot në rangjet drejtuese të PS-së, por mes të gjithë atyre që duan të shohin tek PS-ja jo thjesht përfaqësimin e interesave të brendshme të saj, por përfaqësimin e interesave të tyre”, deklaroi shefi i opozitës. Akademia Politike Deklaratat e Edi Ramës për një politikë përtej së majtës dhe së djathtës duket se janë një kapitull i mbyllur. Tashmë kreu i PS ka vendosur të kapet fort pas filozofisë së socialdemokracisë për të kërkuar votat për të qeverisur vendin. “Akademia Politike” që u inaugurua dje është një shkollë e cila do të përgatisë të rinj të aftë për politikën. Si lektor në këtë Akademi janë shumë figura të së majtës dhe shoqërisë civile. Akademia do të krijohet një bashkëpunim mes fondacionit Qemal Stafa dhe Fridrisch Ebert. Akademia do të zhvillojë shtatë module mbi vlerat e social-demokracisë, legjislacionin, projeksionin e së majtës në ekonominë e tregut, integrimin e Shqipërisë, komunikimin dhe mediat, fushatat elektorale dhe karrierën politike. 35 studentë do të jenë pjesë marrës në “Akademinë Politike” që do të zhvillojë leksionet në qytetin e Durrësit. Studentët do të përzgjidhen nga universitetet e vendit dhe do të jenë ata që kanë rezultate më të larta në shkollë. Synimi do të jetë që të marrin sa më shumë cilësi për të qenë politikanë të suksesshëm në të ardhmen për të majtën shqiptare. 23 lektorë janë përzgjedhur nga organizatorët për të dhënë mësim në “Akademinë Politike”. Lektorët janë emra të njohur jo vetëm të politikës së majtë por dhe të shoqërisë civile. Disa nga emrat janë Pëllumb Xhufi, Servet Pëllumbi e deri te Ben Blushi. Akademia do të heqë shpenzimet e tyre për udhëtimin por dhe për orët e mësimit që do të japin. 4 muaj Mësimi në “Akademinë Politike” të PS do të fillojë më 17 dhjetor për të përfunduar në muajin mars. Akademia do të zhvillojë shtatë module mbi vlerat e social-demokracisë, legjislacionin, projeksionin e së majtës në ekonominë e tregut, integrimin e Shqipërisë, komunikimin dhe mediat, fushatat elektorale dhe karrierën politike. Programi “I gjithë programi i kësaj akademie është shumë ambicioz dhe prek shumë fusha që ka të bëjë me Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe së majtës evropiane si realitet të kohës sonë, është një fushë për debat dhe për një ballafaqim të madh mes, jo thjesht nesh që jemi sot në rangjet drejtuese të PS-së, por mes të gjithë atyre që duan të shohin tek PS-ja jo thjesht përfaqësimin e interesave të brendshme të saj, por përfaqësimin e interesave të tyre”, tha Rama. Lektorët që do të japin mësim në Akademinë Politike të PS Pëllumb Xhufi Arta Dade Servet Pëllumbi Maqo Lakrori Shkëlqim Cani Ermelinda Meksi Përparim Kabo Mimi Kodheli Arben Malaj Adriana Berberi Luan Omari Fatmir Xhafaj Majlinda Dhuka Ditmir Bushati Luan Hajdaraga Valentina Leskaj Henri Çili Namik Dokle Gramoz Ruçi Bashkim Fino Preç Zogaj Ben Blushi Erjon Braçe Rama: Presidenti i barabartë me fshesarin e turnit të tretë Shefi i opozitës tha se në sistemin aktual  demokracia në vend po humb terren, gjithashtu dhe e drejta e barrës së detyrimeve për qytetarët nga institucionet specifike e përgjegjëse. “Ne sistemin që kemi zgjedhur, përcaktohet kushtetutshmërisht si të barabartë Presidenti i Republikës, me fshesarin e turnit të tretë në një qytet province” deklaroi Rama. Po ashtu kryetari i Partisë Socialiste tha se Akademia Politike e Partisë Socialiste, do të funksionojë si një shkollë për ata që kanë bindje të majta dhe aspirate për tu përfshirë në politikë. Duke e cilësuar të djathtën si një parti e cila nuk e pranon ndryshimin, për këtë arsye e majta ka një sfidë për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo humnerë, tha Rama gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here