Home Aktualitet Motrat binjake qe ndajne edhe te dashurin

Motrat binjake qe ndajne edhe te dashurin

614
0

Victoria-and-Amanda-with-IanMotrat binjake Victoria dhe Amanda Hepperle janë rritur me edukatën e të ndarit të gjërave: lodrat, rrobat dhe sekretet. Motoja e tyre ka qenë gjithmonë: “Ajo që është e imja, është edhe e asaj.” 

Prindërit e vajzave britanike kanë qenë përherë krenarë për këtë bujari që motrat tregonin ndaj njëra-tjetrës, por nuk janë më. Kjo për arsye se motrat 27-vjeçare i qëndrojnë besnike motos së tyre të jetës edhe kur vjen puna tek meshkujt. Aktualisht ato kanë një të dashur të përbashkët.

Ian Diaz pranon se e ndjen veten “mashkullin më me fat në botë”, por shton: “Nuk është gjithmonë e lehtë.”

Victoria nuk sheh asgjë të keqe në këtë marrëdhënie treshe: “Neve nuk na duket aspak e çuditshme. Do të doja që njësoj si ne ta mendonin edhe prindërit apo miqtë tanë. Kemi një jetë seksuale të shëndetshme dhe vendosim me qetësi se kush nga ne të dyja do të flejë me Ianin në netë të caktuara.”
Victoria-and-Amanda-with-Ian1
Iani ka qenë i dashuri i Victorias për katër vite dhe kanë pasur një lidhje shumë normale deri në vitin 2012, kur Amanda u nda nga i dashuri i saj. Duke parë që motra po e vuante shumë këtë ndarje, Victoria vendosi që Iani të bëhej i dashuri i të dyjave.

“Ai na do të dyjave njësoj. Unë me Ianin do të martohem një ditë dhe nuk do të mërzitem aspak nëse më vonë edhe motra ime do të martohet me të. E rëndësishme është që të jemi të lumtur të gjithë bashkë”, thotë Victoria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here